Pas përfundimit me sukses të fazës së zbatimit, Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës në qarkun e Elbasanit ka filluar operimet tregtare. Impianti i parë lundrues në Shqipëri po prodhon energji të ripërtërishme dhe ajo po futet në rrjetin shqiptar të energjisë.
Impianti ndodhet në rezervuarin e Banjës, ku kompania norvegjeze Statkraft operon Hidrocentralin e Banjës, i cili me kapacitet të instaluar 72 MW.
Investimi i Statkraft në Impiantin Fotovoltaik Lundrues i Banjës është një projekt inovativ kërkim-zhvillimi me kapacitet të instaluar prej 2 MWp dhe prodhim të planifikuar vjetor prej rreth 2.6 GWh, njofton kompania.
Energjia diellore lundruese përfshin instalimin e paneleve fotovoltaike mbi një trup ujor, si liqen apo det, apo në një rezervuar hidrocentrali, siç është rasti i këtij projekti. Impianti përbëhet nga katër njësi lundruese individuale dhe secila njësi ka një sipërfaqe prej rreth 4,000 m2 dhe ka mbi 1,500 panele fotovoltaike.
Kjo teknologji fotovoltaike lundruese është zhvilluar nga shoqëria norvegjeze Ocean Sun dhe është zbatuar me shoqërinë shqiptare Doko. Përveç prodhimit të energjisë së rinovueshme, ky projekt kërkim-zhvillimi do të shërbejë edhe si bazë për të mësuar dhe vlerësuar përftimet e mundshme të kësaj teknologjie.
“Statkraft beson fort se e ardhmja e energjisë do të bazohet në energjitë e rinovueshme. Kemi përfunduar fazën e zbatimit të Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës, projekt inovativ kërkim-zhvillimi që mund të kontribuojë në zhvillimin e energjive të rinovueshme. Bazuar në potencialin e energjive të rinovueshme në Shqipëri besojmë se vendi mund të luajë një rol kyç si nyje e energjisë së rinovueshme në rajon.” tha Simen Bræin, Zëvendëspresident i Statkraft për Evropën.
“Përfundimi i fazës së zbatimit të këtij projekti kërkim-zhvillimi përbën një tjetër arritje për Statkraft në Shqipëri. Ky projekt është zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare. Statkraft është investitori më i madh privat në Shqipëri në energjinë e rinovueshme me hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës dhe aktualisht po shohim mundësitë për t’i optimizuar më tej këto asete të energjisë së rinovueshme.” tha Rigela Gegprifti, Drejtore e Përgjithshme e Statkraft në Shqipëri.
Statkraft është e pranishme në Shqipëri nga viti 2007. Shqipëria është nga vendet me përqindje më të lartë të prodhimit të energjisë së rinovueshme në Evropën Juglindore. Hidroenergjia përbën pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë në Shqipëri, me rreth 95 për qind të kapacitetit te instaluar. Veç kësaj, Shqipëria është nder vendet e para në Europë për numrin e orëve me diell në vit, që paraqet një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e energjisë diellore dhe përshtatet më së miri me kapacitetin ekzistues të hidroenergjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Çmimi i bukës në Maqedoni është rritur për 65% në pesë vitet e fundit
Publikoi fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale, intervistohen dy persona në Ferizaj
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?