Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore ka thënë se numri i grave që trashëgojnë pronën është shumë i vogël.
Ai tha se vendi çalon si në trashëgiminë e pronës nga gratë po ashtu edhe në regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve.
“Shifra e trashëgimisë, numri është edhe më i vogël sesa te prona e regjistruar në emër të dy bashkëshortëve. Agjencia për Barazi Gjinore më 2016 i pat propozuar Qeverisë një masë afirmative për regjistrimin e pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve pa pagesë. Në vitin 2016 kemi pasur vetëm 105 çifte që e kanë regjistruar pronën e përbashkët në tërë Kosovën e më 2022 janë 4 mijë 375 çifte që e kanë bërë këtë”, ka thënë Gusia.
Suzana Gashi nga Zyra e Avokatit të Popullit ka thënë se udhëzimi administrativ si masë afirmative për regjistrimin e pronës së përbashkët është shumë inkurajues, por nuk mjafton.
“Ne kemi një sistem të trashëguar që pa marrë parasysh nëse gruaja për pronën e fituar gjatë periudhës sa ka qenë e martuar, qoftë e regjistruar apo jo, ajo është pronare e gjysmës së pronës dhe kjo nuk është dashur as të diskutohet. Korniza ligjore në përgjithësi është mirë por tash problemi është te zbatimi në praktikë. Nuk do të thotë që vetëm me divorc ke me kërkuar pjesën tënde, në çdo kohë ke të drejtë me e veçu pjesën tënde”, ka thënë Gashi.
Gashi ka shtuar se dekurajues është fakti që institucioni i Avokatit të Popullit merr shumë pak ankesa sa i përket çështjeve pronësore. /Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City