Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” për ta shndërruar zonën e Rugovës në një park nacional ka shfaquar pakënaqësi te rugovasit. Banorët kërkojnë që mos të vendoset ky plan, të ndryshohet ligji dhe prej ligjit të hiqen pronat private nga parku nacional. Ndërsa, nga komuna thanë se duhet ta mbrojnë edhe interesin e banorëve, por njëkohësisht edhe parkun.
Qytetari nga Peja, Veton Mujaj tha se mbi 330 persona në një debat publik njëzëri ishin kundër planit hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, por siç tha ai, duket se ka hasur në vesh të shurdhër.
“Ne kemi të bëjmë me një ligj, ligjin për Parkun Nacional të ‘Bjeshkëve të Nemuna’, i cili është miratuar në vitin 2013 dhe është futur në fuqi në vitin 2015. Prej asaj kohe nuk ka pasur ndonjë veprim të caktuar te aktit nën ligjor. Unë e shoh këtë si një akt nën ligjor të ligjit për park nacional… Problematika që shkakton kjo laurë nëse vendoset, përveç pagesave, edhe pse ministri thotë se nuk do të ketë pagesa për banorë, mirëpo do të ketë për mysafirin e banorëve dhe njerëzit në shtëpitë e tyre do të kenë probleme. Banorët kërkojnë që mos të vendoset ky plan dhe të ndryshohet ligji, dhe prej ligjit të heqen pronat private nga parku nacional… Mbi 330 persona që ishin në debatin publik, njëzëri kanë folur kanë thënë jo. Me sa duket kjo prapë ka hasur në vesh të shurdhur, sepse në komisionin parlamentar, menjëherë ka kaluar për futjen në parlament”, u shpreh Mujaj.
Ndërsa, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj deklaroi se kanëkërkuar që të hiqet zona e parkut, sepse sipas tij, po u shkakton probleme në ndërtime dhe “askush nuk po merr përgjegjësi”.
Ai tha është projekt i mirë, por mbetet të shihet nëse do të votohet nga deputetët, derisa shtoi se dhe janë me shqetësimet e banorëve.
“Ne kemi kërkuar që të hiqet zona e parkut, për shkak se po kemi shumë probleme me ndërtime dhe aty askush nuk po merr përgjegjësi. Po besoj që është bërë një projekt i mirë, por mbetet të shohim në kuvend se si po rrjedhin apo si po reagojnë në kuvend…. Ata po kërkojnë që rampa të jetë vetëm për turista dhe jo për banorë. Unë besoj se kjo duhet të zgjidhet me një marrëveshje që është e nënshkuar dhe jo të mbetet me fjalë, që ka me qenë kështu ka me qenë ashtu. Eshtë në projektligjin që e kemi shprehur dhe jemi me shqetësimet e banorëve sepse neve nuk na levërdis, duhet çdo herë ta mbrojmë interesin edhe të banorëve, por në të njëjtën kohë duhet pasur parasysh që duhet ta mbrojmë edhe parkun”, potencoi Zekaj.
Ai shtoi se përmes dëgjimeve publike, janë adresuar ankesat e qytetarëve dhe se nuk është korrekte që disa njerëz që nuk e vizitojnë apo njohin Rugovën, të vendosin për të.
“Besoj që i kanë marrë parasysh shqetësimet e banorëve, për të votuar, dhe nëse jo nuk e di se si mundet të bëhet një plan kur nuk merren shqetësimet e atyre njerzëve që jetojnë atje. Nuk është korrekte që disa njerëz që nuk e vizitojnë apo njohin shumë Rugovën, të vendosin për të… Ne kemi pasur dëgjimet publike dhe kanë marrë pjesë dhe deputetë dhe ata do të jenë të arsyeshëm me kërkesat e banorëve që i kanë pasur në atë dëgjim publik. Dëgjimet publike, dëgjimet me qytetarë janë vendet ku ne duhet të ankohemi. Ajo ka qenë dita më e mirë që ne i kemi shprehur shqetësimet tona, ose banorët i kanë shprehur shqetësimet e tyre”, tha Zekaj.
Ndërkaq, qytetari Veton Mujaj potencoi se një numër i konsiderueshëm i ankesave të banorëve të kësaj komune nuk janë marrë parasysh.
Sipas tij, gjithçka ka shkuar duke i anashkaluar qytetarët.
“Ankesat e qytetarëve deri më tani nuk janë marrë parasysh, ato që kanë ndodhur, kanë ndodhur gënjeshtra, për shkak se kanë ardhë komisione të caktuara qeveritare që janë thirrur, por asnjëherë nuk janë takuar me banorë. Gjithçka ka shkuar duke i anashkaluar banorët, për shkak se e kanë ditur se banorët kanë pasur ankesa të arsyeshme dhe të fuqishme, që jo shumë lehtë kanë për t’i pranuar për t’i zgjedhur. Nuk shoh për momentin shumë shpresë që këta do të marrin ankesë të banorëve, gradualisht me punën që janë duke e bërë. Qeveria në këtë rast, nëse vazhdon kështu dhe parlamenti, këta me qëllim po shtyjnë një lloje revolte të kësaj popullate të vogël”, shtoi ai.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës planin hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka paraparë si pikë të rendit të ditës për dy seanca të kaluara, megjithatë, seancat janë ndërprerë, duke mos arritur të shqyrtohet.
Ndryshe, plani hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka filluar qysh nga viti 2014./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!