LAJMI I FUNDIT:

Pse qëndrojnë në shtëpi gjysma e grave urbane të Indisë?

Pse qëndrojnë në shtëpi gjysma e grave urbane të Indisë?

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja, Manisha punon si shërbëtore me kohë të plotë në një shtëpi në periferi të kryeqytetit indian, New Delhi.

Ajo kishte braktisur shkollën në qytetin Jharkhand, pasi transporti publik ishte i parregullt dhe kishte shumë ngacmime seksuale në rrugë.

Manisha u shpërngul në kryeqytetin indian dhe gjeti një punë në një apartament.


Mbi 2000 burra arrestohen për lidhje martesore me fëmijët në Indi
Lexo po ashtu Mbi 2000 burra arrestohen për lidhje martesore me fëmijët në Indi

Por, ende nuk ndihet e lirë, duke përmendur vështirësitë teksa del në rrugë dhe mungesën e sigurisë, transmeton Telegrafi.

“Unë jam duke punuar, por dal vetëm një ose dy herë në muaj. Nuk ndihem rehat në rrugë”, thotë ajo, raporton bbc.

Historia e saj nuk është befasi për Rahul Goelit, asistent profesor i kërkimit të transportit në Institutin Indian të Teknologjisë në Delhi (IIT).

Ai ka shfrytëzuar të dhënat nga Anketa e parë e Shfrytëzimit të Kohës në Indi – e cila mat kohën që njerëzit shpenzojnë duke bërë aktivitete të ndryshme – për të mësuar më shumë se si pabarazia gjinore ndikon në jetën e përditshme. Në veçanti, Goel analizoi të dhënat e 170 mijë personave që jetonin në qytete dhe qyteza, të cilët ishin pjesë e anketës.

Gjetjet ishin befasuese.

Kur anketuesit vizituan familjet, më shumë se gjysma – 53 për qind – e grave thanë se nuk kishin dal jashtë shtëpisë ditën para anketës. Vetëm 14 për qind e burrave thanë se kishin qëndruar në shtëpi një ditë para anketës.

Studimi zbuloi gjithashtu se vajzat kishin më pak gjasa të dilnin jashtë sesa djemtë kur ishin në adoleshencë – nga mosha 10 deri në 19 vjeç – dhe se kishte një “rritje të lehtë në lëvizshmëri” kur gratë arrinin moshën e mesme.

Ku është tani foshnja e një miliard indiane - rrëfimi për "njeriun e veçantë" të Indisë
Lexo po ashtu Ku është tani foshnja e një miliard indiane - rrëfimi për "njeriun e veçantë" të Indisë

Goel beson se normat sociale konservatore që i kufizojnë gratë të punojnë ose të dalin nga shtëpia fare, “fillojnë efektin e tyre herët në fëmijëri”.

Studimi zbuloi kontraste të dukshme në rolet gjinore. Gratë kryesisht kryenin punë “që nuk paguhet” në shtëpi, ndërsa burrat kalonin kohën në aktivitetet jashtë shtëpisë. Gratë e moshës 25-44 vjeç, shpenzonin mesatarisht tetë orë e gjysmë në ditë duke kryer punë në shtëpi ose përkujdesjeje familjare. Burrat në të njëjtën grupmoshë shpenzuan më pak se një orë në këto aktivitete. Vetëm 38 për qind e grave në këtë grupmoshë raportuan se kanë dal nga shtëpia, krahasuar me 88 për qind të burrave.

Të qenit i martuar ose të jetosh me një person shoqërohet me kufizim të daljeve për gratë ndërsa e kundërta ndodh me burrat. Gjithashtu gratë që ishin të martuara dhe kishin një foshnjë, dilnin më pak; martesa dhe fëmijët nuk kishin pothuajse asnjë ndikim në lëvizshmërinë e burrave.

“Këto rezultate janë në përputhje me gjetjet ku përgjegjësia për punët e shtëpisë bie në mënyrë disproporcionale mbi femrat”, thotë Goel.

Pas arritjes së moshës së punës, më shumë burra se gra dilnin jashtë dhe i bashkoheshin forcës së punës. Me arritjen e moshës 15 vjeçare të punës, burrat bëjnë kalimin nga arsimi në punë, ndërsa ky kalim ndodh për një pjesë të vogël të grave. Vetëm 30 për qind e grave që nuk punonin raportuan se kishin dal nga shtëpia të paktën një herë, krahasuar me 81 për qind të grave që studionin ose punonin.

“Me fjalë të tjera, nuk është se disa gra nuk shkojnë në punë, por shumë nuk dalin fare nga shtëpia”, thotë Goel.

Disa nga gjetjet kanë habitur ekspertët.

Ashwini Deshpande, profesor i ekonomisë në Universitetin Ashoka, thotë se ka pasur një rritje “masive” të numrit të vajzave që regjistrohen për arsimim në shtetin indian dhe ka prova të pakta që ato nuk paraqiten në mësime. Kjo do të thoshte se më shumë gra ishin në lëvizje dhe nuk frenohen nga normat shoqërore.

Braktisi shkollën, i mbijetoi rrëmbimit dhe sulmit terrorist - kush është Gautan Adani njeriu i dytë më i pasur në botë?
Lexo po ashtu Braktisi shkollën, i mbijetoi rrëmbimit dhe sulmit terrorist - kush është Gautan Adani njeriu i dytë më i pasur në botë?

“Gratë indiane përfundimisht nuk janë të lidhura me zinxhirë në shtretër dhe nuk janë të detyruara të qëndrojnë në shtëpi”, tha ajo.

Prof. Deshpande beson se indianët gjithashtu mund të “përkthejnë” konceptin e udhëtimit ndryshe në gjuhët e tyre të ndryshme. “Unë, për shembull, nuk do ta kategorizoja të shkuarit në shkollë ose kolegj si udhëtim”, thotë ajo.

Gjithashtu, lëvizshmëria e ulët e grave nuk mund të shpjegohet thjesht me normat sociale apo mungesën e vendeve të punës, besojnë shumë. Për shembull, gratë ishin të ‘lira’ dhe shumë të dukshme në rrugë në qytetin perëndimor të Pune-s, i cili gjithashtu raporton një shkallë të ulët të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore.

Sigurisht, argumenton Goel, ka variacione rajonale – ka shumë më tepër gra që dalin rregullisht në një numër shtetesh.

Goa, për shembull, është “i vetmi shtet që është plotësisht i barabartë kur bëhet fjalë për lëvizshmërinë mes meshkujve dhe grave”. Sipas një studimi, 43 për qind e 1.6 milion grave që jetojnë në Tamil Nadu, punojnë në ndonjë fabrikë. Më shumë vajza po dalin edhe në shtetet si Bihar dhe Bengali Perëndimor pasi një skemë qeveritare u dha atyre biçikleta falas.

Megjithatë, India – dhe një pjesë e Azisë Jugore – duket të jetë një vend i jashtëzakonshëm.

Indiani fiton betejën gjyqësore 22-vjeçare kundër hekurudhave - refuzoi të paguante 0.25 euro më shumë për dy bileta
Lexo po ashtu Indiani fiton betejën gjyqësore 22-vjeçare kundër hekurudhave - refuzoi të paguante 0.25 euro më shumë për dy bileta

Një përmbledhje e vitit 2007 e anketave të përdorimit të kohës në 15 vende evropiane zbuloi se në të gjitha vendet, përveç njërit (Lituania), gratë ishin në fakt më të lëvizshme se burrat. Londra nuk raportoi dallime gjinore në numrin total të udhëtimeve për individ edhe në Francë, ku gratë bënin më shumë udhëtime se burrat.

Një studim tjetër i 18 qyteteve anembanë botës nga Australia, Evropa, Amerika Latine, Afrika Sub-Sahariane dhe Amerika e Veriut zbuloi se mesatarisht 76 për qind e grave raportuan se bënin një udhëtim në krahasim me 79 për qind të burrave. Kjo tregoi se pabarazia e madhe gjinore në shkallën e lëvizshmërisë në Indi është një “dukuri e jashtme që nuk vërehet zakonisht në shumicën e pjesëve të botës”, thotë Goel.

Në një nivel, gjetjet nuk janë befasuese.

India ka një shkallë të lartë të pabarazisë gjinore: ka një raport të ulët gjinor, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është ndër më të ulëtat (27 për qind) në botë dhe normat sociale kufizojnë lëvizshmërinë.

Shumë gra vazhdojnë të kenë shumë pak miq, duke kufizuar mundësitë e tyre për të kritikuar pabarazitë.

Nusja dhe dhëndri nënshkruajnë një kontratë të çuditshme martese - Nga picat deri tek palestra
Lexo po ashtu Nusja dhe dhëndri nënshkruajnë një kontratë të çuditshme martese - Nga picat deri tek palestra

Në të njëjtën kohë, shkalla e vdekshmërisë amtare ka rënë, nivelet e fertilitetit kanë rënë, raporti i gjinive në lindje po përmirësohet ngadalë dhe shkalla e regjistrimit në shkolla dhe kolegje për gratë është rritur.

Goel thotë se një pengesë kryesore është “thjesht nxjerrja e grave nga shtëpia”. Një arsye është se gratë ndihen të pasigurta në rrugët të cilat nuk janë gjithashtu miqësore për fëmijët dhe të moshuarit.

“Hapësirat tona publike janë shumë mashkullore. Ne duhet t’i feminizojmë ato”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Kalo në kategori