Netanyahu e solli Izraelin në moment të rrezikshëm: Ne, diaspora hebraike, nuk mund të jemi indiferentë
Nga: Margaret Hodge / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Po e shohim dhunën më të keqe – ndër shumë vite – që po shpërthen në Gazë dhe në Bregun Perëndimor. Sapo jam kthyer nga një javë qëndrimi në Izrael – nga vizita ime e parë që nga viti 1994. Gjysmën e udhëtimit e kalova me Miqtë Laburistë të Izraelit [Labor Friends of Israel], një grupim që ka mendim të njëjtë me deputetët laburistë, dhe gjysmën tjetër me Fondin e Izraelit të Ri [New Israel Fund] – një OJQ që financon organizatat që promovojnë demokracinë dhe barazinë për të gjithë izraelitët, bazuar në vizionin e themeluesve të Izraelit. Ishte një itinerar i ngarkuar, që më mundësoi të shihja se çfarë ka ndryshuar.
Gjithmonë e kam mbështetur të drejtën e padiskutueshme të Izraelit për të ekzistuar dhe, si shumë të tjerë, e kam mbrojtur zgjidhjen me dy shtete – duke mundësuar një vatër të qëndrueshme dhe të sigurt, njësoj si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët.
Por, zgjidhja me dy shtete në këtë moment duket si fantazi, me pak perspektivë që të kthehet në një realitet politik. Tensionet janë të ethshme dhe megjithatë komuniteti ndërkombëtar, i preokupuar me kriza të tjera, po bën pak më shumë sesa për ta shprehur shqetësimin për shtimin e dhunës. Sipas mendimit tim modest, thjeshtë nuk është pro-izraelite, as pro-palestineze, pra po bën diçka.
Ka kaq shumë gjëra të mrekullueshme për Izraelin, por propozimet thellësisht antidemokratike që po shqyrtohen nga qeveria e re e djathtë ekstreme e Benjamin Netanyahut, së bashku me një sulm të ripërtërirë mbi shtëpitë dhe të drejtat më themelore të palestinezëve që jetojnë në territoret e pushtuara, vetëm sa do ta thellojnë ndarjen dhe do t’i shtojnë tensionet. Ata do t’ia japin fundin ëndrrave të sionistëve idealistë të pasluftës, të cilët kërkuan ta ndërtojnë një Jerusalem të ri në Lindjen e Mesme.
Qeveria e Netanyahut planifikon të dëmtojë pavarësinë e gjyqësorit duke institucionalizuar emërimin politik të gjyqtarëve dhe duke e futur një klauzolë të re “mbizotëruese” që lejon që çdo vendim i Gjykatës Supreme të Izraelit të anulohet me një shumicë të thjeshtë të votave në Kneset [Parlament]. Kjo do ta shkatërronte pavarësinë e gjyqësorit. Është shumë e dëmshme, sepse Izraeli nuk ka Kushtetutë të shkruar dhe varet nga ligjet e veta bazike – të mbështetura nga një gjyqësor i pavarur – për të mbrojtur të drejtat elementare. Izraeli krenohet se është e vetmja demokraci e vërtetë në rajon – megjithatë, asnjë demokraci e besueshme nuk do ta minonte pavarësinë e gjyqësorit në këtë mënyrë.
Netanyahu e siguroi postin pas zgjedhjeve të fundit, duke formuar një koalicion me të djathtën ekstreme dhe duke i shpërblyer me vende pune dy nga liderët e saj më ekstremistë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich – përgjegjës për sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe financat – dhe tashmë po zhvillohet një seri e propozimeve të dëmshme. Ka kërcënime për të drejtat e LGBTQ+; debate për ndarjen e burrave dhe grave në ngjarjet publike të financuara nga qeveria; dhe, ka taksa kolosale të imponuara ndaj fondeve që nga burimet e huaja u jepen organizatave të shoqërisë civile. Ky propozim i fundit paraqet një sulm të qëllimshëm ndaj atyre OJQ-ve që punojnë për të mbrojtur të drejtat e më të margjinalizuarve në Izrael.
Netanyahu e siguroi mandatin në zgjedhjet demokratike, kështu që shumëkush mund ta vë në dyshim të drejtën e të tjerëve për të komentuar, e lëre më për të ndërhyrë. Por, ky është një moment shumë i rrezikshëm për Izraelin që lehtë mund të shndërrohet në intifadë të tretë. A mundemi ne të qëndrojmë krejtësisht indiferentë?
Komuniteti hebraik i izraelit është krejtësisht i ndarë. Demonstratat masive kundër Netanyahut dhe mbështetësve të tij tashmë janë rend dite. Partitë e së majtës janë në rrëmujë dhe nuk janë në gjendje të ofrojnë opozitë efektive. Janë të pamundura negociatat mes dy forcave jofunksionale – Autoritetit Palestinez dhe Ekzekutivit të Netanyahut. Vazhdojnë të mbizotërojnë kërcënimet nga Irani dhe shumëkush beson se është i pashmangshëm një sulm ndaj kapacitetit bërthamor iranian. Tash për tash, Izraeli nuk është në gjendje të duhur për të lëvizur para nëpër një rrugë paqësore.
Të gjithë me të drejtë shqetësohen për sigurinë. Kur e vizituam një kibuc [vendbanim] izraelit, të themeluar në vitin 1951 nga refugjatët hebrenj të Egjiptit, na udhëhoqi një grua kibuce e gjeneratës së tretë. Kibuci është aq afër kufirit të Gazës, saqë mund të dëgjonim thirrjen për lutje për myslimanët. Banorët e kibucit jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve me raketa dhe ne pamë dëmin e shkaktuar në shtëpinë modeste të udhërrëfyeses sonë – nga një bombë me gozhda që goditi murin e saj të jashtëm të përforcuar.
Gjithashtu e vizitova Sheik Xharahun, një lagje të privuar në Jerusalemin lindor. U ula në kopshtin e një familjeje prej 20 palestinezëve, të cilët gjithashtu për tre breza kishin jetuar në shtëpinë e tyre modeste dhe që tani kërcënoheshin me dëbim nga hebrenjtë izraelitë. Ministri i Sigurisë, Ben-Gvir, kishte ngritur një kioskë të vogël në një copë bari para shtëpisë së kësaj familjeje, duke e pretenduar atë për zyre të vet. Në fakt, ishte pohim provokues i autoritetit të tij mbi zonën dhe mbi banorët e saj.
Aty kam qenë gjithashtu dëshmitare e një demonstrate javore nga hebrenjtë izraelitë, në mbështetje të atyre palestinezëve që kërcënohen me dëbim. Demonstratat u ndërpre nga një grup i izraelitëve të krahut të djathtë, të udhëhequr nga një këshilltar lokal me megafon i cili fyente palestinezët dhe protestuesit disa centimetra larg fytyrave të tyre, ndërsa policia vetëm vëzhgonte.
E, megjithatë, mes gjithë këtij kaosi, takova njerëz të mrekullueshëm që përpiqeshin të bënin më të mirën për të bashkuar të dy komunitetet. Një grup mjekësh që vizitonin fshatrat e ndryshme arabe çdo të shtunë – për të ofruar kujdes shëndetësor; një profesor arab izraelit i cili drejtoi kurset e arsimimit të mëtejshëm – si për arabët izraelitë ashtu edhe për hebrenjtë.
Por, me një peizazh politik të thyer dhe me një qeveri të përqendruar në masat që mund të rrënjosin vetëm ndarjen dhe urrejtjen, çfarë mund të bëhet?
Është jashtëzakonisht i rëndësishëm financimi i organizatave lokale që punojnë për të ndërtuar poshtë-e-lartë besimin mes arabëve dhe hebrenjve. Megjithatë, është gjithashtu i nevojshëm presioni ndërkombëtar, veçanërisht nga komuniteti hebraik i diasporës, për të kufizuar ekseset e qeverisë aktuale. Dhe, duhet një vend jashtë Izraelit që në mënyrë aktive do të punojë për të lehtësuar negociatat mes dy komuniteteve ndërluftuese.
Zgjidhja me dy shtete për momentin duket politikisht e pamundur, por besoj se në aspektin historik është e pashmangshme. Duhet ta luajmë rolin tonë për të arritur atje pa më shumë urrejtje dhe gjakderdhje të panevojshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!