LAJMI I FUNDIT:

Bogoev: Në maj mund të fillojnë procedurat për ndryshimet kushtetuese

Bogoev: Në maj mund të fillojnë procedurat për ndryshimet kushtetuese

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, njofton se në fund të pranverës do të fillojë procedura parlamentare për ndryshime kushtetuese, me të cilat Kuvendi do të vendosë për përfshirjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë. Edhe pse gjithçka varet nga një shumicë prej dy të tretash, Bogoev është optimist se opozita do të mbështesë ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me përfundimin e procesit të rikonstruimit të Qeverisë, pres që të fillojnë debati i gjerë publik për ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo ndodh pas përfundimit të rikonstruimit, ai proces i debatit të gjerë duhet të përfundojë diku nga fundi i pranverës dhe fillimi i verës, gjegjësisht muaji maj do të ishte muaji kur do të fillonte procedura për ndryshimet kushtetuese në Kuvend”, tha Bogoev.

Bogoev ka vlerësuar edhe sjelljen e opozitës lidhur me këtë çështje, në radhë të parë të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski.


“Është për keqardhje që deputetët e OBRM-PDUKM-së nënshkruajnë deklarata të noterizuara, Mickoski dhe liderët partiakë udhëheqin një fushatë për gjoja bullgarizim dhe asimilim, ndërsa në prapavijë shkojnë nëpër ambasada dhe japin garanci se nëse vijnë në pushtet nuk do ta kenë problem ta zbatojnë ndryshimet kushtetuese” theksoi Bogoev.

Bogoev shtoi se në tre muajt e ardhshëm do të hyjë në procedurë parlamentare projektligji për vetingun./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori