Kompanitë e taksive për momentin nuk po mendojnë të kalojnë tek tarifa e lirë. Edhe pse çmimi i derivateve është ulur, qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për nisjen dhe secilin kilometër të kaluar, njësoj si në kohën kur çmimet e derivateve prekën kulmin. Taksistët arsyetohen me jostabilitetin e tregut të derivateve dhe rritjen e shpenzimeve të tjera.
“Nuk e di për këtë nuk kemi biseduar, për këtë duhet të ketë mbledhje, tek ne po shtohen shpenzimet, tani paga minimale siç po rriten, rriten edhe të harxhimet, nuk e di, nëse pranohet duhet të bëhet matematikë për gjithë këtë”, tha Gjorgje Marinovski, përfaqësues i taksistëve të Shkupit.
Para krizës me rritjen e çmimit të derivateve, qytetarët paguanin 40 denarë për nisjen dhe për çdo kilometër të kaluar nga 25 denarë. Ndërsa tani, nisja paguhet 50 apo 60 denarë, dhe çdo kilometër i kaluar nga 30 apo 35 denarë, varësisht se cila kompani në cilën tarifë ka kaluar.
“Kemi ne tre tarifa, një tarifë që e kemi pas 40 denarë starti, ajo është tarifa e parë, mirëpo derivatet e naftës që hypën, ne u detyruam të ngrisim çmimin. 40 me 25 është tarifa e parë, tarifa e dytë është 50 denarë starti 30 kilometri dhe e treta tarifë është 60 me 35. Nuk janë të mjaftueshme, se ne akoma nuk kemi besë te ky shtet, për punën e derivateve, ajo është kompani private…. Nëse ka ulje akoma për çmimin e derivateve, edhe ne do ta ulim, nuk ka problem. Ne tani jemi në tarifën e dytë, ka kompani që janë me të tretën, me 60 denarë me 35 kilometri”, deklaroi Faik Sulejmani, përfaqësues i një kompanie taksi.
Qytetarët vlerësojnë se çmimet e shërbimeve të taksive janë të larta, vozitjen me taksi e cilësojnë luks.
“Jo jo, nuk ka pare…. Shtrenjtë janë shtrenjtë”.
“Ndonjëherë, se unë jam nxënës dhe taksi tani është shumë shtrenjtë, është rritur çmimi shumë, gjithçka është shtrenjtuar, por me taksi akoma më shtrenjtë…”.
“Nuk përdor taksinë, unë jam pensioniast, kam transportin e pa pagesë”.
Por ka edhe nga ata që vlerësojnë se këto shërbime në vendin tonë janë shumë të lira krahasuar me vendet e tjera.
“Taksitë tek ne janë më të lirët në botë, nuk e di se si durojnë taksistët”.
Përndryshe, taksistët e revoltuar theksuan se nuk mund të pajisen me licenca pa poseduar tabelat e verdha, ndërsa nga ana tjetër nuk mund të marrin tabelat e verdha pa poseduar licencë. Kërkojnë që ligji i ri për trafik rrugorë, të ngrihet, që të munden për një kohë të caktuar të marrin licenca edhe me tabela të bardha, që më pas të mund të pajisen me tabelat e verdha. Për shkak të këtij problemi me procedurat, taksistët thonë se rreth 300 taksistë dhe rreth 200 vetura taksie nuk munden të ofrojnë shërbime./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje