LAJMI I FUNDIT:

NP “Parkingu” Tetovë: Nga muaji mars do të funksionojë “Bileta shtesë”

NP “Parkingu” Tetovë: Nga muaji mars do të funksionojë “Bileta shtesë”

Ndërmarrja Publike “Parkingu” Tetovë bëri të ditur se nga marsi i këtij viti do të fillojë të funksionojë e ashtuquajtura “bileta shtesë”, e cila është promovuar vitin e kaluar.

“Si përkujtim, “Bileta shtesë” paguhet nëse shfrytëzuesi i një vendi parkimi tejkalon kohën e planifikuar të parkimit dhe nuk vazhdon të njëjtën (nëse një mundësi e tillë parashikohet nga sistemi i tarifimit të shërbimit të parkimit), si dhe në rastin e parkimit të automjeteve nga persona që nuk i përkasin kësaj kategorie në vendet e parashikuara për parkimin e mjeteve për persona me nevoja të veçanta, nëse shkelen kushtet e shfrytëzimit të vendparkimit, për të cilin është i detyruar të paguajë”, thonë nga kjo ndërmarrje.

Ata theksojnë se urdhrin për pagesën e kësaj bilete lëshohet nga kontrollori, kurse shuma e përcaktuar do të jetë 1.500 denarë nëse paguhet brenda 24 orëve nga dita e lëshimit, do të paguhet vetëm gjysma e vlerës, gjegjësisht 750 denarë.


“Nga ana tjetër, nëse bileta shtesë nuk paguhet brenda 8 ditëve nga dita e lëshimit të përdoruesit të parkingut, do të fillojë një procedurë e rimbursimit të borxhit me kosto shtesë që lidhen me arkëtimin e detyrueshëm dhe me kamatat e parapara me ligj”, thonë nga kjo ndërmarrje duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e parkingut në mënyrë që të përmirësohet parkimi dhe rendi në Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Kronika e Zezë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori