Mijëra persona të shurdhër në Maqedoninë e Veriut privohen nga thuajse të gjitha shërbimet publike, ata nuk munden as t’i ushtrojnë të drejtat e tyre e as t’i kryejnë obligimet për shkak se institucionet shtetërore nuk kanë interes të punësojnë përkthyes të gjuhës së shenjave, të cilët edhe pse janë pak në numër, jo të gjithë janë të punësuar. ALSAT gjatë këtij muaji është interesuar në qoftë se komunat më popullsinë më të madhe në vend, kanë të punësuar persona që njohin gjuhën e shenjave dhe rezultoi që në komunën e Tetovës, Manastirit, Aerodromit, Gazi Babës, Prilepit, Gostivarit dhe Çairit nuk ka të punësuar person për këtë, gjë që automatikisht përjashton këtë kategori qytetarësh nga e drejta për shërbime komunale.
Problemi thellohet kur kësaj kategorie të qytetarëve ju shfaqet nevoja për të vizituar mjekun. Pas shumë tentativave, dy përkthyesve të gjuhës së shenjave të angazhuar nga ana e ministrisë së Shëndetësisë nuk ju është vazhduar kontrata. Nga Shëndetësia arsyetohen me atë se nuk kanë të siguruara mjete financiare për ata, presin miratim nga ministria e Financave.
Valentina Volak është një ndër përkthyeset e licencuara të gjuhës së shenjave që çdo ditë komunikon me persona të shurdhër, thotë se angazhimi i përkthyesve të gjuhës së shenjave në institucionet publike nuk do t’i kushtonte shtetit asgjë, por përkundër kësaj, deri tani kanë marrë vetëm premtime të rreme.
“Realisht, unë këtë punë e bëj me vite, pra janë ndryshuar përfaqësuesit shtetërorë, kur ju kemi treguar atyre për nevojat tona, asnjëri nuk na ka thënë: Jo!, por të gjithë tregoheshin të shqetësuar për atë se si të zgjidhet ky problem, por me siguri edhe nuk ju kemi bë presion sa duhet, gjithashtu edhe këto turbulencat shoqërore që ndodhin, sapo miqësohesh me një ministër dhe krijon lidhje, ai ndryshohet për arsye të ndryshme dhe duhet nisur nga fillimi. Pra nuk flasim për diçka luksoze, kjo ka lindur prej nevojës, hallit të një grupi të qytetarëve të cilët paguajnë taksa, shkojnë në punë, jetojnë mes nesh”, tha Valentina Volak, përkthyese e gjuhës së shenjave.
I riu Pande Eftimov bashkë me miq vendosën të mos qëndrojnë duarkryq përballë sfidave të personave të shurdhër, ata arritën të bindin ministrin e Shëndetësisë për angazhimin e dy përkthyesve të gjuhës së shenjave si dhe të vetëdijësojnë shoqërinë për problemet e tyre përmes fushatës në rrjetet-sociale.
“Institucionet duhet të ndërmarrin hapa për zgjidhjen e problemeve të personave të shurdhër sepse kjo është shumë e rëndësishme për këtë kategori të margjinalizuar të njerëzve dhe jo vetëm partitë politike apo personat kompetent, por i gjithë publiku duhet ta dijë se personat e shurdhër duhet të kenë shërbime publike më të qasshme, qoftë në arsim apo shëndetësi, me qëllim që të përmirësohet situata me ata”, u shpreh Pande Eftimov, organizata joqeveritare Forumi Rinor Arsimor.
Ndryshe, edhe pse në vend ka rreth 30 përkthyes të gjuhës së shenjave të licencuar, pjesa më e madhe prej tyre detyrohen të bëjnë punë tjera për shkak se nuk arrijnë të gjejnë punë në këtë fushë. Ndërkaq përveç kësaj, personat e shurdhër përballen edhe me cilësi të dobët të arsimit./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova