LAJMI I FUNDIT:

Microsoft “aksidentalisht” ofron përsëri përmirësime të Windows 11 në kompjuterët që nuk e mbështesin këtë sistem

Microsoft “aksidentalisht” ofron përsëri përmirësime të Windows 11 në kompjuterët që nuk e mbështesin këtë sistem

Microsoft ka ofruar edhe një herë rastësisht përmirësimin e Windows 11 në PC që nuk e mbështesin këtë sistem.

Përdoruesi i Twitter-it, PhantomOcean3 e vuri re gabimin në fillim të kësaj jave, ku Microsoft po shfaqte kërkesat e ekranit të plotë në pajisje të pambështetura.


Gjiganti amerikan tani ka shpjeguar gabimin, duke vënë në dukje se kompjuterët që nuk plotësonin kërkesat minimale për Windows 11 nuk ishin në gjendje të përfundonin përmirësimin.

“Disa pajisje harduerike të papërshtatshme Windows 10 dhe Windows 11, versioni 21H2, iu ofrua një përmirësim i pasaktë në Windows 11”, shpjegon Microsoft në një shënim, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

“Këto pajisje të papërshtatshme nuk plotësonin kërkesat minimale për të instaluar përditësimin e Windows 11. Pajisjet që përjetuan këtë problem nuk ishin në gjendje të përfundonin procesin e instalimit të përditësimit”, shtuan ata.

Microsoft pati një problem të ngjashëm vitin e kaluar kur ofroi përmirësimin e Windows 11 për PC që nuk mbështeteshin zyrtarisht për këtë përditësim.

Ai gabim në fakt i lejoi ata PC të pambështetur të merrnin përditësimin, por ai theksoi edhe një herë kërkesat strikte dhe kontraverse të harduerit për sistemin operativ më të fundit të Microsoft.

“Gabimi” i fundit vije vetëm disa javë para se Microsoft të dërgojë disa përmirësime shtesë tek Windows 11. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Kalo në kategori