LAJMI I FUNDIT:

Boshatisen fshatrat e Likovës

Boshatisen fshatrat e Likovës

“A mërzitesh që do të ndahesh prej shokëve? Po, shumë, është vendlindja ime, po luaj me shokë, nuk mund t’i lë vet”, tha Ardian Ramadani, nxënës.

Pavarësisht se nuk dëshiron të ndahet nga shokët, Ardiani nga fshati Llojan i Komunës së Likovës shumë shpejt do të niset drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me babanë e tij i cili, sipas Ardianit, është në përmbyllje të dokumentacionit për bashkim familjar. Fatkeqësisht, këtë fat e kanë edhe shumë bashkëmoshatarë të tij të cilët në shkollën fillore “Rilindja” ku tashmë po ndjekin mësimet kanë parashtruar kërkesë për flet shpërngulje.


“Babi im punon në Gjermani, edhe ne do të shkojmë. Kur do të shkoni ju? Jemi duke e prit vizën dhe pastaj do të shkojmë”, tha Meriton Nuhiu, nxënës.

Dhembshurinë dhe emocionet e ndarjes nga shoqja ose shoku i bankës i dëshmojnë nxënësit tjerë që takuam në këtë shkollë. Ata thonë se klasa me pak nxënës duket e zbehtë dhe pa atmosferën që dëshirojnë fëmijët.

“Numri i nxënësve është ulur shumë. Kemi qenë 16 e tash jemi 8, edhe disa kanë me shku dhe do të mbesim 6. A ishte më mirë kur ishit më shumë nxënës? Po, shumë. Ishte më mirë se kishim me kë me komuniku. Kemi qenë 6 djem në klasë tash vetëm dy”, u shpreh Gent Ahmeti.

“E kam pas një shoqe shumë të ngushtë por ka shku në Gjermani por ende përshëndetemi dhe komunikojmë. U mërzita shumë kur ka shku. A folni shpesh. Flasim në telefon. Çka thotë ajo për atje, a ka nis në shkollë? Po, ka nis me shku në shkollë edhe po më thot s’po kam shoqë të luaj. E përcjellëm krejt klasa mërzitshëm”, theksoi Lijana Sulejmani.

Nga fillimi i vitit shkollor 2022-23 janë dhënë 12 fletëshpërngulje të nxënësve nga fshati Llojan dhe Vaksincë. Siç tha drejtori Idriz Sulejmani, 10 flet shpërngulje janë për shtetet perëndimore ndërsa 2 të tjera për Kumanovë dhe Likovë.

“Ndërkohë, sipas informacioneve që kemi, që vijnë prindërit dhe interesohen t’i marrin fëmijët e vet janë edhe 6 të cilët deri nga muaji maj të marrin fletëshpërngulje. Po dihen rrethanat, kushtet ekonomike, standardi te ne po shihet se ku është edhe për këtë arsye bëhet ky emigrim i nxënësve në perëndim. Ekziston ajo frika se numri duke u zvogëluar do të vij ndoshta edhe te zvogëlimi i paraleleve. Shumica e Llojanit është në perëndim e jo këtu dhe ndjej një frikë se shumë shpejt kjo shkollë do të mbetet shtëpi e pleqve se nxënësit po na ikin”, vlerësoi Idriz Sulejmani, drejtor i sh.f “Rilindja” Llojan.

Drejtori Sulejmani kujton se shkolla “Rilindja” në vitin 1993 numëronte mbi 900 nxënës. Në vitin 2023 numri i nxënësve është ulur për më shumë se 600 fëmijë dhe për momentin numri i tyre është 367 nxënës. Banorët e fshatit Llojan thanë për Alsat se nga rreth 700 shtëpi sa numëron ky fshat, thuajse gjysma janë të boshatisura./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori