LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës akuzon Qeverinë dhe Regjistrin Qendror për obstruksione

Komuna e Tetovës akuzon Qeverinë dhe Regjistrin Qendror për obstruksione

Ka dështuar themelimi i ndërmarrjes private për menaxhim me ndriçimin publik, të iniciuar nga komuna e Tetovës. Arsyet për këtë dështim, sipas kreut të këshillit komunal, kanë të bëjnë me presionin që i bëhet komunës nga ana e Qeverisë, konkretisht nga Drejtoria e Regjistrit Qendror. Besar Durmishi thotë se tentimin e parë për themelimin e ndërmarrjes Regjistri e ka hedhur poshtë, por pas debatit publik, dhe ankimimit të lëndës në komisionin e shkallës së dytë, i njëjti i jep të drejtë komunës së Tetovës.

“Kemi informacione që do tentojnë sërish në bashkëpunim me regjistrin qendror ta ndërpresin këtë procedurë dhe të sjellin sërish vendim kundër komunës së Tetovës, se ne nuk jemi këtu as për të bërë lojëra politike e as inate politike, por, jemi këtu t`iu shërbejmë qytetarëve sikurse ne si pushtet lokal edhe ata si pushtet qendror. Vendimet që i sjellin ata nuk janë në disfavorin tonë për në disfavor të qytetarëve”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Tentuam të marrim prononcim edhe nga drejtuesit e Regjistrit qendror të vendit, por pa sukses. Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës këmbëngul që themelimi i kësaj ndërmarrjeje tregtare do kursente tej mase buxhetin komunal.


“Pasi që e dimë që në bursë ndryshon çmimi, kurse me këtë vendim me këtë ndërmarrje, do ketë të drejtë të menaxhoj me energjinë elektrike në mënyrë direke, por do të ketë edhe taksa më të lira për qytetarët për ndriçimin publik, sepse e dimë që ato taksa mblidhen nga qytetarët dhe jo nga Qeveria”, shtoi ai.

Pas tentimit të dytë të komunës së Tetovës për themelimin e kësaj ndërmarrjeje private për menaxhim me ndriçimin publik, pritet që brenda javës së ardhshme, të vendoset nga regjistri Qendror nëse do të pranohet apo jo tentativa e dytë e komunës, pas rrëzimit të vendimit të parë të Regjistrit Qendror, nga komisioni për ankesa i shkallës së dytë./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

Siguri
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme
Kalo në kategori