LAJMI I FUNDIT:

Zhan Mitrev me letër drejtuar Komitetit të Helsinkit: Ka një sulm të organizuar kundër meje

Zhan Mitrev me letër drejtuar Komitetit të Helsinkit: Ka një sulm të organizuar kundër meje

Zhan Mitrev u dërgoi letër përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit në Maqedoni me kërkesë që të reagojnë për shkeljen e të drejtës themelore për informimin e opinionit publik lidhur me rastin kundër tij dhe klinikës Zhan Mitrev. Me anë të kësaj letre, doktor Mitrev u bën thirrje që ta ndjekin rastin në sallën e gjyqit dhe të reagojnë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një krim të pretenduar, por edhe për mosespektim të të drejtave të njeriut.

“Në periudhën e kaluar personalisht kam qenë i sulmuar para opinionit publik, veçanërisht nga një sërë shkrimesh në portalin DokazM, për të cilin tashmë kam paraqitur kallëzim penal. Po shkelet e drejta ime për t’u përgjigjur sepse çdo përpjekje e imja për të kontaktuar me gazetar perfundon me dënim publik ndaj tij, dhe duhet pasur parasysh që kjo është e vetmja mënyrë që unë kam për të “mbrojtur” veten përballë gjykatës dhe sigurisht përballë publikut që informohet nga mediat”, thuhet në letrën e Dr. Mitrevit.

Dr. Mitrev në letër i referohet të drejtave të njeriut që janë të garantuara me kushtetutën tonë dhe ku garantohet e drejta për të shprehur publikisht fjalën.


“Unë kam bërë betimin e Hipokratit dhe kjo mua më drejton në punën time të përditshme, jam i pastër para vetes dhe para veprimeve të mia sepse e di që e vërteta është në anën time. Por, ju kërkoj të reagoni ndaj rasteve kur ushtrohet presion ndaj meje dhe punonjësve të mi dhe secili prej nesh të çlirohet nga barra e presionit. Ne kujdesemi për mijëra pacientë dhe asgjë nuk duhet të dëmtojë profesionin tonë dhe shëndetin e qytetarëve”, theksoi doktor Mitrev.

Doktor Mitrev në këtë letër i referohet edhe rastit me pronarin e portalit DokazM, i cili ka marrë informacion nga hetuesja për rastin konkret dhe i ka bërë ato publike në portalin e tij.

“Kemi qenë dëshmitarë se hetuesja së bashku me Marjan Stamenkovskin nga DokazM kanë drejtuar sulm të organizuar kundër meje, ku mbetet ende për tu parë se kush janë personat e tjerë të përfshirë. Sulmet dhe kërcënimet e organizuara nuk duhet të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ju si Komitet i Helsinkit e dini mjaft mirë këtë. Prandaj ju bëj thirrje të reagoni dhe ta ndiqni rastin tim edhe në sallën e gjyqit, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për krim të pretenduar, por edhe për mosrespektim të të drejtave të njeriut”, përfundon letra e Mitrevit.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori