BBC ka konfirmuar se po realizon një dokumentar të ri dhe ‘podcast’ për Kanye Westin, pas polemikave të fundit rreth reperit.
Programi i ri do të drejtohet nga gazetarja dhe fituesja e BAFTA-s, Mobeen Azhar, e cila gjithashtu krijoi “The Battle For Britney” – dokumentari që detajon luftën e këngëtares për liri jashtë konservatorit të saj.
“Duke shpalosur në sfondin e fushatës zgjedhore të Ye’s 2024, dhe në një kohë kur sjellja e tij ka shkaktuar zemërim dhe një rivlerësim të vendit të tij në kulturën popullore, teksa përpiqet të kuptojë udhëtimin kompleks që e bëri reperi që të bëhet një nga artistët më të famshëm dhe më të suksesshëm krijues të brezit të tij”, përshkroi premisën e dokumentarit BBC, transmeton Independent.
“We Need to Talk about Kanye” mban titullin dokumentari dhe do të transmetohet në BBC 2 me një datë transmetimi që do të konfirmohet në javët e ardhshme.
Dokumentari gjithashtu do të shfaqet së bashku me një seri ‘podcast’ me tetë pjesë, i cili do t’i ftojë mysafirët të “sjellin një pasqyrë” në jetën e reperit.
“Çdo episod do të ftojë mysafirë të rinj, të cilët mund të sjellin një pasqyrë në jetën e Kanye dhe të gërmojnë më thellë në vendin e tij në kulturë.” thuhet në njoftimin për shtyp.
Në muajt e fundit, West ka qenë në qendër të vëmendjes në lidhje me një numër komentesh të diskutueshme dhe antisemitike.
Pas pezullimit të llogarisë së tij në Instagram për ndarjen e teorive antisemitike të konspiracionit, West postoi në Twitter, që iu pezullua gjithashtu.
Krahas postimeve të urrejtura në Twitter, reperi pretendoi se “i pëlqente Hitleri” ndërsa shfaqej në emisionin Infowars të komentatorit të krahut të djathtë Alex Jones në dhjetor.
Ai kishte ngjallur më parë reagime kur debutoi me këmisha të markës së tij “White Lives Matter” gjatë Javës së Modës në Paris në tetor. Më vonë ai u largua nga markat duke përfshirë Adidas dhe Balenciaga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOlsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Egli dhe G Bani përloten teksa flasin për pëlqimet e tyre në Big Brother
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Drew Barrymore zbulon se si filmi në të cilin luajti një prostitutë ia ndryshoi tërësisht jetën
Selena Gomez fshin videon duke qarë për emigrantët: Me sa duket nuk është në rregull të tregosh ndjeshmëri për njerëzit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama