LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia i kërkon Brukselit heqjen e tarifës prej 7 euro për udhëtim në vendet Shengen

Maqedonia i kërkon Brukselit heqjen e tarifës prej 7 euro për udhëtim në vendet Shengen
Foto: Ilustrim

Shkupi do t’i përgjigjet Brukselit për të ashtuquajturin Sistem ETIAS, i cili parashikon që çdo qytetar i vendit tonë duhet të regjistrohet në mënyrë elektronike përpara se të udhëtojë në vendet e zonës Shengen, si dhe në Islandë, Norvegji dhe Zvicër. Ky sistem, përveç Maqedonisë së Veriut, do të zbatohet edhe për qytetarët e të gjitha vendeve të tjera, përfshirë edhe ata nga Ballkani Perëndimor, të cilët janë kandidatë për anëtarësim.

“Zëvendëskryeministri Mariçiq tashmë është në komunikim me kolegët e tij nga rajoni dhe ka disponim nga ana e tyre për këtë nismë. Bisedimet janë duke vazhduar dhe deri në maj pritet t’i dërgohet një mesazh i përbashkët Komisionit Evropian”, tha Sekretariati për Çështje Evropiane.

Sistemi do të fillojë të funksionojë nga nëntori i këtij viti, ndërsa regjistrimi elektronik do të kushtojë shtatë euro dhe do të vlejë për çdo hyrje të radhës në vendet e specifikuara brenda një periudhe trevjeçare.


Megjithatë, Këshilli i Ambasadorëve shprehu shqetësim për vendimin e tillë të Komisionit Evropian, duke theksuar se nuk duhet të vendosen masa kufizuese, pasi vendi ka liberalizimin e plotë të vizave.

“Futja e autorizimeve digjitale të udhëtimit në zonën Shengen dhe pagesa e tarifës së hyrjes prej shtatë euro për person është një hap serioz prapa dhe ringritje e barrierave të reja dhe të panevojshme që do të prishin qarkullimin e lirë të njerëzve midis Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.

Bashkimi Evropian ka theksuar më parë se ky formular nuk është vizë. Sipas Brukselit, sistemi do të rrisë sigurinë, por edhe do të përshpejtojë procedurën e hyrjes në pikat kufitare. Ideja për një sistem të tillë lindi që në vitin 2016, por prezantimi u zvarrit vazhdimisht./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori