LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri mot me vranësira dhe me diell

Në Shqipëri mot me vranësira dhe me diell

Moti për këtë të shtunë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku do të ketë prezencë të alternime kthjellimesh. Por hera-herës do të ketë dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mëngjesit përgjatë luginave do të ketë prezencë të mjegullës së dendur.


Temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në -1 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale deri në 18 gradë.

Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1 ballë. /abcnews.al/Telegrafi/