Dy aftësitë që duhet t’u jepni fëmijëve tuaj për një jetë të suksesshme!
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), shkalla e ankthit, depresionit, zemërimit dhe stresit të përgjithshëm është rritur tek fëmijët dhe adoleshentët
Duke pasur parasysh këto sfida të frikshme, si prindër, ju duhet që tani më shumë se kurrë, t’i ndihmoni fëmijët tuaj të bëhen të aftë në përballimin e kërkesave të jetës.
Ka shumë aftësi thelbësore që fëmijët duhet të mësojnë për të patur një jetë produktive. Disa shembuj përfshijnë komunikimin, teknologjinë, njohuritë financiare, të shkruarit dhe aftësitë organizative.
Psikologët mund të listojnë shumë cilësi që u duhen fëmijëve dhe njerëzve në përgjithësi për të patur sukses në një botë konkurruese, por nëse do na duhej t’i përmbledhim në dy cilësi të vetme ato do të ishin:
▪ T’u mësojmë fëmijëve si të rregullojnë dhe menaxhojnë emocionet e tyre, dhe
▪ Si të zgjidhin probleme përmes sfidave
Shkurtimisht, vetë-rregullimi i emocioneve do të thotë që fëmija juaj mund të qetësohet dhe t’i përballojë vetë ndjenjat e tij. Këta fëmijë mund të menaxhojnë situata stresuese ose të dinë se si të largohen prej tyre.
Zgjidhja e problemeve përfshin pranimin e tyre, reflektimin mbi mënyrat e menaxhimit dhe zbatimin e zgjidhjeve më të mira.
Lajmi i mirë është se ju mund ta mësoni dhe frymëzoni fëmijën tuaj të rregullojë emocionet dhe të zgjidhë problemet (aq “probleme” sa mund të ketë një fëmijë në etapa të caktuara të jetës dhe rritjes së tij).
Katër mënyra se si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të rregullojë emocionet dhe të zgjidhë problemet:
1. Rritini ata me mendësinë për vetë-kujdes dhe vetë-zhvillim
Sa më shumë që fëmija juaj t’ju shohë të praktikoni vetë-kujdes për shëndetin tuaj emocional, aq më shumë do të dijë instinktivisht të kujdeset për veten e tij. Jini të përkushtuar për të punuar vazhdimisht në aftësitë tuaja qetësuese dhe zgjidhjen e problemeve.
2. Përdorni teknika qetësuese
Shumë prindër u thonë fëmijëve të tyre të qetësohen pa demonstruar fillimisht mënyra se si të qetësohen apo si të menaxhojnë “emocione të mëdha”. Ne besojmë gabimisht se menaxhimi i jetës sonë duhet të jetë një përvojë si autopilot. Nuk është ashtu. Që nga momenti që zgjohemi në mëngjes, ne përballemi me kërkesa dhe sfida. Kështu, duhet të përdorim mjete për t’i menaxhuar këto sfida.
Ushtrimet e frymëmarrjes, meditimi, biseda të dobishme me veten, mirënjohja, rikujtimi i pikave tona të forta, lutja, joga ose aktiviteti fizik janë vetëm disa mjete që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni stresin dhe të mbani një gjendje të qetë mendore.
3. Dëgjoni. Vërtet dëgjoni
Kur fëmijët ndihen të dëgjuar, ata ndihen të vlerësuar dhe vetëvlerësimi i tyre rritet. Dëgjimi i fëmijëve ndihmon në nxitjen e komunikimit të hapur dhe të sinqertë, i cili mund të çojë në marrëdhënie më pozitive dhe një kuptim më të thellë të perspektivave të tyre. Kur fëmijët lejohen të shprehen, ata mund të ndihen të fuqizuar për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre.
4. Flisni në mënyrë konstruktive me veten dhe ata
Fëmijët mësojnë duke vëzhguar sjelljen e atyre që i rrethojnë, prandaj është e rëndësishme që në mënyrë transparente dhe aktive të demonstrojnë sjellje të qeta në të gjitha situatat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Ata gjithmonë marrin atë që duan: Shenjat e zodiakut që mund t'ju manipulojnë në sekonda
A mund të jenë të dëmshme lulet?
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë