LAJMI I FUNDIT:

A keni dëgjuar për cistet e mukozës: Më së shpeshti shkaktohen nga kafshimi i buzëve

A keni dëgjuar për cistet e mukozës: Më së shpeshti shkaktohen nga kafshimi i buzëve

Sa herë ju ka ndodhur që nga monotonia kafshoni buzën, apo thjesht kafshoni veten derisa hani

Në shumicën e rasteve kafshimin shumica e konsiderojnë të padëmshëm, mirëpo pas një kohe mund të shfaqen pasojat.

Shumica e popullatës së paku një herë në jetë është përballur me problemet orale, aq më parë kur është fjala për afta, fistula dhe trauma të vogla.


Në fakt nga një mikrotraumë e tillë mund të formohen cista që quhet edhe cist mukoz, transmeton Telegrafi.

Një cist mukoz është i padëmshëm dhe është një ënjtje e mbushur me lëngje që i ngjan një flluske në gojë. Zakonisht ndodh në pjesën e brendshme të buzës. Simptoma e parë është shfaqja e një gunge në formën e një afte të kuqe, e cila zbardhet gjatë maturimit të saj dhe nëse nuk largohet vetë, formohet ky cist.

Cistet zakonisht zhvillohen kur gjëndrat e pështymës bllokohen me shumë mukus, por mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Ky problem prek popullatën nga 10 deri në 25 vjeç, por mund të shfaqet tek personat e të gjitha moshave dhe të dy gjinive.

Më së shpeshti shkaktohen nga kafshimi i buzëve, kafshimi i pjesës së brendshme të faqes, komplikimet me piercing, lëndimet e gjëndrave të pështymës, kur dhëmbët ngjitur shkaktojnë dëmtim të mukozës, infeksionet orale ose reaksionet ndaj infeksioneve, higjiena e keqe orale.

Cistet e patrajtuara mund të çojnë në abscese – inflamacion të dhimbshëm, të mbushur me qelb ose dobësim të kockës së nofullës. Në këtë rast, dentisti duhet të njoftohet menjëherë.

Cistet sipërfaqësore shpesh zhduken vetë. Për të parandaluar infeksionin ose dëmtimin e indeve, mos u përpiqni kurrë hiqni cistet vet. Ato zakonisht hiqen me laser, krioterapi, duke injektuar kortikosteroide në cist për të reduktuar inflamacionin ose kirurgji, që është më e zakonshme.

Pas heqjes kirurgjikale të cisteve, është e nevojshme të ndiqni udhëzimet e dentistit, të cilat zakonisht përfshijnë shmangien e pijeve të nxehta në ditët e para. Është e nevojshme të hahet ushqim i butë për të shmangur traumat e reja, higjiena e duhur është çelësi i shërimit. Pas çdo vakti, është e nevojshme të lani dhëmbët dhe të aplikoni një xhel të rekomanduar nga dentisti juaj. Për të lehtësuar inflamacionin këshillohet shpëlarja e gojës me çaj kamomili ose sherbele.

Rimëkëmbja zakonisht zgjat shtatë deri në katërmbëdhjetë ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Depresioni shton rrezikun për sulm në zemër

Depresioni shton rrezikun për sulm në zemër

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori