LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është në favor të shtetit

Qeveria e RMV-së: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është në favor të shtetit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mirëpret vendimin e sotëm të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) që është në favor të shtetit dhe konfirmon se ankesat e parashtruesve janë shpallur të papranueshme në tërësi, duke përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Argumentet e Qeverisë për papranueshmërinë e kërkesave janë respektuar plotësisht nga GJEDNJ. Ndryshe nga pretendimet e kërkuesve, GJEDNJ nuk konstaton shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).

Vendimi i marrë sot nga GJEDNJ i referohet 6 rasteve të cilat e paditën Republikën e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën e Strasburgut me pretendime për shkelje të KEDNJ sipas nenit 5 dhe nenit 6. Me vendimin, Gjykata konsideron se ankesat e parashtruesve janë të papranueshme në parim për shkak të mospërdorimit të mjeteve juridike vendore.


Si shtet anëtar i Këshillit të Evropës, Qeveria e shfrytëzon këtë mundësi për të ritheksuar përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vlerave që e mbështesin ato. Si vend që po zhvillon negociata me BE-në me qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE, theksojmë se sundimi i ligjit është një nga prioritetet më të larta”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Ankesat të paraqitura në Gjykatën e Strasburgut kanë të bëjnë me faljen e ish-presidentit Gjorge Ivanov për më shumë se 50 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori