Artistja Besa Kaziu publikon videoklipin “M’ka harru”, tregon planet për të ardhmen
Intervistoi: Aroma Aliti
Besa Kaziu është një artiste nga Dibra, e intervistuar nga Telegrafi Maqedoni ajo tregon për videoklipin e saj më të ri të publikuar disa ditë më parë. Ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme muzikore nga ku dhe ka filluar daljet e saj të para në televizion, gjatë vitit të kaluar gjithashtu ishte pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”. Diçka që e veçon Besën nga shumë këngëtarë të tjerë është fakti se tekstet e këngëve të saj, ajo i shkruan vetë.
Në këtë intervistë Besa na tregon për gjithë rrugëtimin e saj në sferën e muzikës dhe arritjet e saj deri më sot. Një prej të cilave është çmimi “Best Promotion” në festivalin “Netët e Klipit Shqiptar”. Besa do të vazhdoj edhe më tej të merr pjesë në festivale të ndryshme muzikore dhe të tregoj veten në sferën e muzikës duke krijuar këngë të reja për publikun shqiptar.
Kush është Besa me pak fjalë?
Nëse do e përshkruaja veten vetëm me një fjalë do të ishte “e guximshme”. Gjatë gjithë rrugëtimit tim kam pasur guxim që gjithmonë të dal jashtë zonës së komfortit si dhe jashtë gjërave që njerëzit shpesh herë i vënë në kornizë. Karriera ime në muzikë është dhe do jetë e gjatë, sepse çdo ditë mësoj një gjë më shumë, veçanërisht në produksion, por nuk mbaron me kaq. Përveç muzikës, unë studioj shkenca kompjuterike, një fushë që më ndihmon të gjej urën lidhëse ndërmjet muzikës dhe teknologjisë, pasi teknologjia është e ardhmja.
Si dhe kur ke filluar të inkuadrohesh në sferën e muzikës, si ka qenë ky rrugëtim për ty deri tash?
Me krijimtarinë në muzikë jam njohur që 11 vjeçe, atëherë kur bleva kitarën time të parë, ishte një kitarë e vogël plastike. Në atë periudhë e kuptova që më pëlqente të krijoja, prandaj fillova të shkruaja këngë duke u frymëzuar nga muzikantë që ndiqja në televizor. Kështu vazhdova deri vitin e fundit në gjimnaz, duke shkruar këngë. Pastaj kur erdha në Tiranë të studioja produksion, aty e pashë që nuk e kisha vetëm hobi, ishte diçka më shumë, sepse kisha më shumë për të dhënë, më shumë për të mësuar. Në Tiranë ishte hera e parë që bëra daljet televizive, morra pjesë ne festivale të ndryshme, një nga ato është “Kënga Magjike”, fitova “Best Promotion” në Netët e Klipit Shqiptar dhe së fundmi një bashkëpunim me studion OTR Records. Deri sot nuk ka qenë një udhëtim i lehtë, dhe këto fjalë nuk e përshkruajnë çdo moment. Kam pasur ulje-ngritjet e mia por dashuria për muzikën ka qenë gjithmonë aty, dhe do vazhdon të jetë.
Çfarë mund të thuash për pjesëmarrjen tënde në festivalin “Kënga Magjike” gjatë vitit të kaluar, a ishte kjo një përvojë e veçantë në karrierën tënde?
Unë morra pjesë te “Kënga Magjike” me këngën “Ata Sy” një bashkëpunim me studion Muza, me dy profesorët e mi, Edi Balili dhe Endri Kasmi. E kam shkruar në moshën 17 vjeçare në konvikt kur kryeja gjimnazin në Tetovë. Kemi dhënë shumë jetë dhe shpirt në këtë këngë duke e punuar me muaj. “Kënga Magjike” ishte një realitet tjetër se si funksionon bota e muzikës dhe që pikërisht një këngë magjike si “Ata Sy” nuk përkiste aty.
Projektin më të ri Besa e ka bërë në bashkëpunim me studion e OTR Records, të këngëtarit të njohur shqiptar Noizy. Ajo ndjehet e lumtur se njerëzit e pëlqejnë muzikën e saj dhe nga projekti i fundit shumë e frymëzuar nga fakti i bashkëpunimit me një studio të tillë.
Para pak kohësh ke publikuar këngën tënde më të re, si ishte reagimi i njerëzve dhe a je e kënaqur nga rezultati?
Projekti im më i ri është “M’ka Harru” një bashkëpunim me studion OTR Records, me producentin EngliVersal. Kjo është kënga më ndryshe nga të gjithë këngët që kam publikuar. Është ritmike dhe është jashtë kornizës që më ka parë publiku deri më sot, por duke qëndruar përsëri në elementin tim. Publiku e ka pritur shumë mirë këtë projekt, duke qëndruar kurioz deri në daljen e videoklipit me datë 14 shkurt 2023. Jam e lumtur kur njerëzit pëlqejnë muzikën time sepse është një vlerësim dhe të rikujton se pse duhet të vazhdosh të punosh më fortë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj eksperiencën në studion OTR, sepse ishte ndryshe nga çdo tjetër. OTR, artisti Noizy, më ka frymëzuar për të ecur përpara, sepse atë që ka dashur e ka arritur me të gjithë forcat e veta, duke mos u dorëzuar kurrë. Noizy dhe OTR kanë krijuar dhe vazhdojnë të krijojnë histori në muzikën shqiptare, andaj ishte ndjesi shumë e mirë të gjendesha pikërisht në atë studio, që do ngelet gjithmonë legjendare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje