LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2022 u regjistruan 153 vepra penale lidhur me dhunën në familje në rajonin e Pollogut

Në vitin 2022 u regjistruan 153 vepra penale lidhur me dhunën në familje në rajonin e Pollogut

Vitin e kaluar, 2022, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë janë regjistruar gjithsej 153 vepra penale lidhur me dhunën në familje, prej tyre 97 në rajonin e Tetovës dhe 56 në rajonin e Gostivarit. Numri më i madh (99) i veprave penale (TE-60 dhe GV-39) kanë qenë me lëndime trupore, 44 (TE-28 dhe GV-16) me rrezikim të sigurisë etj, njofton AIM.

“Arsyet më të shpeshta të dhunës në familje të vitit të kaluar në rajonin e Tetovës-Gostivarit janë sëmundjet e varësisë, para së gjithash nga alkooli dhe narkotikët, si dhe problemet shëndetësore, keqkuptimet familjare për shkak të vështirësive financiare dhe të tjera. Ajo që është karakteristike është se, krahasuar me vitet e kaluara, dhuna në familje është raportuar shumë më shpesh vitin e kaluar, gjë që nuk ka qenë më parë, kur për shkak të paragjykimeve dhe stereotipeve të vjetra dhuna më së shumti ka mbetur në mes katër mureve”, sqaron zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Në totalin e krimeve janë përfshirë 169 autorë dhe janë ngritur 147 kallëzime penale. Në mesin e autorëve më të shumtë janë meshkujt, 148 kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë dhe bashkëshortë të pamartuar (87). Mes “viktimave” të kësaj lloj dhune, nga ana tjetër, numri total i të cilëve është 170, më të përfaqësuara janë femrat (133), më së shumti bashkëshorte (84), ndërsa u evidentuan dhe 37 meshkuj (burra, baballarë dhe djem) që ishin “viktima” të dhunës në familje vitin e kaluar.


Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori