LAJMI I FUNDIT:

Kriza e energjisë në Shqipëri, KLSH zbulon keqmenaxhimin e kaskadës së Drinit me dëm prej qindra milionë eurosh

Kriza e energjisë në Shqipëri, KLSH zbulon keqmenaxhimin e kaskadës së Drinit me dëm prej qindra milionë eurosh

Kriza e energjisë që nisi të ndjehej në Shqipëri në fund të verës 2021 dhe vijon të ketë ndikimin e saj akoma edhe sot parashtroi dilema dhe pyetje të shumta për institucionet dhe publikun.

Një prej pyetjeve më të përsëritura në opinionin publik ishte nëse kaskada e Drinit ishte menaxhuar siç duhej dhe si ishte ecuria e politikave të diversifikimit të burimeve.


E teksa përgjigjet ishin nga më të ndryshmet Kontrolli i Lartë i Shtetit i është rikthyer edhe një herë analizës së situatës së kompanive të energjisë në vend dhe mënyrën sesi u menaxhua kriza në disa vite.

Duke u ndalur specifikisht në vitin 2021 dhe pjesën e parë të vitit 2022, KLSH zbulon kaskada e Drinit është keqmenxhuar e për rrjedhojë importet janë bërë me çmime të larta duke “gllabëruar” disa qindra milionë euro, raporton Monitor.

Më në detaj KLSH specifikon se rënia e nivelit të liqenit në muajin tetor 2021, ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së Drinit, për ruajtjen e kuotave të prodhimit dhe nivelit minimal të lejuar.

Sipas audituesve në periudhën e thatë, në kushtet e mungesës së prurjeve; Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH) rriti nivelin e shfrytëzimit të HEC-ve në periudhën qershor-gusht 2021, duke prodhuar gati 30 për qind të kërkesës së kontraktuar me Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).

Një faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e rezervës hidroenergjetike sipas raportit të KLSH është sasia e energjisë elektrike të prodhuar për shkëmbim në periudhën qershor-tetor 2021.

KLSH vlerëson se administrimi i rezervës hidrike ngelet një nga problematikat kryesore si në drejtim të rezervimit të sasisë hidrike në rezervuarët e kaskadës në kushtet e prurjeve të mëdha, ashtu edhe në ruajtjen e vlerave të mesatares shumëvjeçare në kushtet e mungesës së reshjeve siç ka qenë rasti gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2021.

“Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit, solli si pasojë rënien e rezervës hidroenergjetike në liqenin e Fierzës dhe rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në një periudhë që përkon me çmime shumë të larta të energjisë elektrike në bursë”, thotë KLSH.

“Ndodhur në këto kushte, Qeveria Shqiptare, injektoi nëpërmjet instrumenteve financiarë 165 milion euro dhe 20 miliard lekë, që sistemi elektroenergjetik të mos kalonte në kolaps. Vlera e importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me vlerën e këtyre importeve për vitin 2021. Shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659.9 milionë euro”, thuhet në auditimin e KLSH të publikuar këto ditë.

I njëjti nënvizon se ecuria e diversifikimit ka qenë e ngadaltë dhe realizimi i objektivave strategjikë mbetet ende larg. Audituesit nënvizojnë se strategjitë e ndjekura nga sistemi për diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike, kanë rezultuar deri tani jo eficente, duke sjellë ekspozimin e përhershëm të sistemit elektroenergjetik kundrejt riskut meteorologjik.

“Kjo si pasojë, ka sjellë rritjen e shpenzimeve për blerjen e energjisë elektrike nga importi me çmime të larta. KESH përveç disa nismave fillestare në investime për burime foto volta-ike (PV), është larg realizimit të objektivave strategjike, për diversifikimin e portofolit gjenerues, me energji të rinovueshme”, thuhet në raport.

KLSH nuk ka harruar të përmendë edhe faktin se krahas masave të marra për përballimin e krizës së energjisë elektrike, Qeveria Shqiptare duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme dhe eficente për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, si dhe fillimin e operimit të bursës shqiptare të energjisë, për ta bërë të plotë modelin e tregut të energjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori