Dr. Rifat Latifi: Rindërtimi i kujdesit shëndetësor bëhet përmes Telemjekësisë
Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Transformimi i Kujdesit Shëndetësor përmes IT”, që po mbahet në New Delhi të Indisë
Në këtë konferencë, Dr. Latifi, i cili është edhe njëri nga folësit kryesor, prezantoj punën, sukseset dhe ndikimin e programit të Telemjekësisë së Kosovës, në nivelin ndërkombëtar, duke përfshirë kontributin e drejtpërdrejtë të rindërtimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor, fillimisht përmes Telemjekësisë në Kosovë, duke vazhduar në Shqipëri, Kabo Verde dhe vendeve të tjera, siç është edhe Vietnamin.
Programi i Telemjekësisë në Kosovës, ka qenë i pari i këtij lloji, të cilin Dr. Latifi e ka funksionalizuar në vitin 2002, dhe njëkohësisht shpërndarë në tri kontinente të tjera të botës.
Për më tepër, duhet theksuar se dr. Latifi në prezantimin e tij, në këtë konferencë, theksoi edhe kontributin e veçantë të Telemjekësisë së Kosovës në botë, në mënyra të ndryshme, të udhëhequr nga vet ai dhe ekipi profesional.
‘Programi i Telemjekësisë së Kosovës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në botë në forma të ndryshme shkencore, në mënyrë specifike, dua ti përmendi kontributet shkencore me artikuj, libra dhe kapituj të librave të shkruar nga ekipi i Telemjekësisë së Kosovës, të cilin e kam drejtuar dhe udhëhequr vet’, tha mes tjerash në prezantimin e tij Dr. Latifi.
Sa i përket kësaj teme, ka pasur interesim të madh të të pranishmëve për aspektin programor dhe klinik të Telemjekësisë, të përshkruar nga Dr. Latifi.
Megjithatë, paneli i përbërë nga përfaqësues të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Izraelit, Indisë dhe nga Dr. Latifi, iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të audiencës.
Në veçanti, u diskutua edhe për rolin e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore