LAJMI I FUNDIT:

Dridhjet e tokës, Ahmeti: Qytetarët të ndjekin informatat zyrtare

Dridhjet e tokës, Ahmeti: Qytetarët të ndjekin informatat zyrtare

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, ka folur lidhur me situatën që u krijua të martën pasi dridhje të tokës u ndjenë në disa pjesë të Kosovës.

Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin informatat zyrtare nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur panikun për rrezikun e mundshëm.


Tërmet në Rumani, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë
Lexo po ashtu Tërmet në Rumani, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

“Sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, rreth orës 14:16 min, sipas kohës lokale, ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 Rihter në Rumani. Gjatë këtij tërmeti, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë”.

“Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/