LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga gërmadhat në Turqi

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga gërmadhat në Turqi

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka arritur ta nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga rrënojat në Turqi.

Kështu bëri të ditur anëtari i kësaj shoqate, Fanol Shala.

“Gjatë ditës së sotme kemi arritur që ta nxjerrim të gjallë një 26-vjeçare. Këtë e kemi arritur me asistencën e ekipeve turke. Ajo është dërguar me autoambulancë në spital”, tha Shala për Klan Kosovën.


Ai bëri të ditur se deri gjatë ditës i kanë nxjerr tetë trupa të pajetë.

“Gjatë ditës kemi arritur që t’i nxjerrim 7-8 trupa të pajetë. Aktualisht kemi dyshime se nën rrënoja janë edhe katër trupa të pajetë, por në bazë të aparaturës që kemi po sinjalizon për rrahje të zemrës. Pra, mund të jetë edhe dikush i gjallë”, tha ai.

Komandanti Syla flet për gjendjen në Turqi: Shpresat nuk i kemi shuar, por gjasat janë të vogla për të shpëtuar njerëz nga rrënojat
Lexo po ashtu Komandanti Syla flet për gjendjen në Turqi: Shpresat nuk i kemi shuar, por gjasat janë të vogla për të shpëtuar njerëz nga rrënojat

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit nga Kosova gjendet i stacionuar në Hataj të Turqisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në 36 mijë.

Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë.

Me kalimin e ditëve përpjekjet e autoriteteve po ndryshojnë, nga shpëtimi i të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja, në ofrimin e strehimit, ushqimit dhe kujdesit psikosocial për miliona njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi.

Sipas një raporti të Konfederatës turke të Ndërmarrjeve dhe Bizneseve riparimi i dëmeve të tërmetit mund t’i kushtojë Ankarasë deri në 84 miliardë dollarë, ndërsa qeveria turke i ka vlerësuar dëmet në mbi 50 miliardë dollarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Lajme
Specialja i referohet

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajme
Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

Politikë
Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Politikë
Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori