LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit kujtoi tragjedinë e Llaskarcës

Komuna e Gostivarit kujtoi tragjedinë e Llaskarcës

Komuna e Gostivarit gjatë ditës së sotme përkujtoi 16 viktimat e tragjedisë së Llaskarcës.

Duke kujtuar për të mos harruar, gjatë ditës së sotme në ora 17:45, u ndozën 16 drita në kujtim të ngjarjes së tmerrshme në Llaskarcë ku humbën jetën 16 qytetarë të Gostivarit.

“Urojmë që ngjarje të këtilla tragjedie të mos përsëriten kurrë”, thonë nga Komuna e Gostivarit.


Ngjarja u realizua në parkun e sheshit në Gostivar ku janë mbjellë 16 pemë dhe janë vendosur 16 tabela me emrat e viktimave.

Ndryshe, procesi gjyqësor për Llaskarcën është në labirintet gjyqësore ende pa ndonjë epilog. Janë mbajtur mbi 100 seanca, ndërsa më shumë se aq janë anuluar. U anulua edhe seanca e fundit më 9 shkurt, për shkak të mungesës së ekspertit Zeqirija Zeqiri, i cili ishte pjesë e ekipit prej katër inxhinierëve që kanë punuar në superekspertizën që synon të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Procesi gjyqësor ka filluar më 5 shtator të vitit 2021. Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë gjashtë persona, pronari i Durmo Turs, Durmish Beluli, përgjegjësi për transport në firmën, Remzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski si dhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori