Në zonat e ndaluara paralajmërohet vendosja e kamerave të sigurisë për të detektuar të gjithë ata persona që veprojnë në kundërshtim me ligjin për mbrojtje të ambientit jetësor.
Rajoni i Tetovës me rrethinë, vazhdon të ngulfatet nga deponitë e egra. Periferitë e qytetit të Tetovës dhe jo vetëm, janë më të përshtatshme për hedhjen e mbeturinave të ndryshme. Derisa nuk ka një zgjidhje për riciklimin e këtyre mbeturinave, nëpër shumë komuna rurale këta mbeturina hedhen përgjatë rrugëve rajonale. Pamja nuk është aspak më e mirë në Tetovë dhe rrethinë. Gjendja më e vështirë tashmë një dekadë paraqitet përgjatë rrugës nga Tetova për në Kalanë e qytetit dhe për në fshatin Sellcë dhe Vicë. Pamje të këtillë, shfaqet edhe në përgjatë rrugës nga Shipkovica për në Brodec.
Nga Inspektorati komunal në Tetovë theksojnë se për shkak të mungesës së kuadrit nuk arrijnë të mbulojnë tërë territorin dhe të ndëshkojnë ata që hedhin mbeturina në zona të ndaluara. Paralajmërohet vendosja e kamerave të sigurisë për të detektuar të gjithë ata persona që veprojnë në kundërshtim me ligjin për mbrojtje të ambientit jetësor.
“Na duhet edhe pak që të bëhet ekipimi i inspektoratit ashtu si duhet. Poashtu do të vendosen edhe kamera në shumë vende që të kemi kontroll se çka ndodh dhe kush hedh mbeturina në vende joadekuate. Këtë sistem tashmë e aplikon edhe qyteti i Shkupit ku janë vendosur kamera mobile në vende potenciale për hedhjen e mbeturinave”, thonë nga Inspektorati komunal në komunën e Tetovës. Zakonisht bëhet fjalë për mbeturina nga mbetjet ndërtimore, ku banorët e fshatrave të malësisë të njëjtat nuk i hedhin në deponinë në Falisht por i hedhin vend e pa vend.
“Ne kryejmë kontrolle çdo ditë, ndërkaq për shkak të ndotjes kemi pasur edhe nga tre kontrolle brenda ditës, poashtu kemi kryer edhe kontrolle të jashtëzakonshme. Në disa vende kemi hasur qytetarë që hedhin mbeturina me kamion, me traktor e kështu me radhë. Disa prej atyre qytetarëve i kemi detyruar që sërish t`i marrin mbeturinat dhe vendin ta kthejnë në gjendjen e mëparshme”, theksojnë nga Inspektorati komunal në komunën e Tetovës.
Tashmë në disa vende ku janë hedhur mbeturinat janë larguar dhe janë mbjell fidane. Por, pritet të shihet në të ardhmen sa do të mbijetojnë këta fidane kur dihet se ky rajon është gjithnjë i ekspozuar ndaj kësaj dukurie dhe hidhen pa ndërprerë mbeturina. Edhe pse janë vendosur tabela për ndalesë të hedhjes së mbeturinave, dukuria e hedhjes së mbeturinave në këto zona vazhdon të jetë prezente. Gjendja pritet të përkeqësohet me ardhjen e pranverës dhe kur zakonisht rajonet periferike shndërrohen në gërmadha me deponi të egra, edhe atë jo vetëm në Tetovë por edhe në komunat rurale./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa