Po, e lexuat saktë. Figura e njohur ndërkombëtarisht, inspiruesi për realizimin e filmit ikonik “The Wolf of the Wall Street”, Jordan Belfort do të jetë i pranishëm në Tirana Summit datë 24 shkurt 2023 në Pallatin e Kongreseve.
Tirana Summit është eventi më i madh i rritjes dhe strategjive të biznesit e shitjeve, i cili do të mbajë edicionin e parë në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Ky event premton një program të plotë një ditor në Pallatin e Kongreseve, plot sesione të vlefshme, interesante, motivuese dhe strategjike trajnimi nga ekspertë të mirënjohur.
Arti i influencimit dhe negocimit të shitjeve do të trajtohet më së miri për audiencën e interesuar të rrisë eksponencialisht nivelin e përfundimit të suksesshëm të marrëveshjeve nga sipërmarrësi i njohur Vasil Naçi.
Avinash Ananda, një personalitet i njohur në fushën e motivimit dhe arritjes së objektivave personal do të jetë i pranishëm për të zhvilluar një trajnim për zhvillimin personal dhe profesional që s’duhet humbur.
Kryefjala e Tirana Summit është padyshim Jordan Belfort, i cili do të ndajë me audiencën pjesë nga eksperienca e tij jetësore, taktika për të zhvilluar një mjedis bindës për realizimin e shitjeve, zhvillim i strategjive të biznesit, arritja e vizionit e plot elementë kyç që s’duhen humbur, ekskluzivisht në Tirana Summit.
Blini biletat në vivere.al dhe shfrytëzoni mundësinë për të arritur suksesin!
Njihuni më mirë me profilin e ligjëruesve nga ky event:
Vasil Naci
Vasil Naci, është sipërmarrës i suksesshëm, autor dhe folës motivues.
Në vitin 1991 themeloi Agna Group, qe prej vitesh është kompania numër 1 në FMCG në Shqipëri, me mbi 1600 punonjës. Ndër vite ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor.
Vasili përvojën e tij 32 vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirë në nivel global. Autor dhe bashkëautor i nëntë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal, Vasili është themelues dhe kryetar bordi i “Agna Leadership Academy”, ku dhe lekton mbi tema si: lidershipi, menaxhimi, marketingu, shitja dhe arti i negociimit.
Ideator i event-trajnimeve më të mëdha në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dhe ‘Mjeshtëro Biznesin” dedikuar suksesit personal dhe suksesit në biznes. Keto evente kanë si qëllim kontributin për komunitetin, duke ndikuar sado pak në jetën e njerëzve që duan suksesin dhe rritjen e pandalshme.
Jordan Belfort
Jordan Belfort është një ndër biznesmenët më të suksesshëm dhe të famshëm në të gjithë botën.
Ai ka ndërtoi një imperium të madh financiar nëpërmjet një sërë sfidash dhe vështirësish të njëpasnjëshme.
Por, përpara se të arrinte këtë nivel suksesi, Jordan kaloi një rrugë të gjatë dhe të vështirë. Ai filloi si një tregtar i papërvojë në Wall Street, ku u përball me sfida të mëdha dhe u detyrua të luftojë për të mbijetuar.
Por, ai nuk u ndal këtu. Me një dëshirë të fortë për të arritur sukses dhe me një strategji të qëndrueshme dhe të kujdesshme, Jordan Belfort u bë një tregtar i shkëlqyeshëm dhe në fund themelues i një nga kompanitë më të suksesshme të tregtimit të aksioneve në botë.
Jordan Belfort është një shembull i vërtetë i një biznesmeni të suksesshëm që nuk u dorëzua asnjëherë përpara sfidave dhe që vazhdoi të besojë në ëndrrat e tij. Ai është një shembull i vërtetë i një njeriu që nuk i njeh kufijtë dhe që vazhdon të luftojë për të arritur suksesin e tij.
Avinash Ananda
Avinash Ananda, një tjetër folës gjatë Tirana Summit, është këshilltar lidershipi i njohur ndërkombëtarisht, strateg i lumturisë, folës motivues, trajner biznesi, konsulent menaxhimi, ekspert për zgjidhjen e konflikteve, këshilltar për krizat, autor, mentor ekzekutiv, alkimist i shtrirjes dhe katalizator kulture.
Në Tirana Summit, ai do të ndajë me ne një botëkuptim tjetër, nga ku do të mësojmë shumë mbi jetën e sesi të përfitojmë në mënyrë maksimale prej saj nën titullin “Master your Mind”.
Avinash ka trajnuar drejtues të korporatave në të gjitha nivelet e menaxhimit nga mbi 300 kompani, në 15 industri, duke përfshirë markat globale si Microsoft, Google, Marriott, LG, Cognizant, Reliance, Tata, Capgemini, Byju’s dhe Amazon. Ai ka mentoruar personalisht mbi 1000 liderë dhe trajnerë dhe gjithashtu ka trajnuar mbi 1 milion njerëz nga të gjitha sferat e jetës, ndonëse seminare ndërvepruese ‘live’ ballë për ballë, në 30 vende në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme dhe SHBA për mbi 30 vite në të gjitha aspektet e udhëheqjes dhe lumturisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare