LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e zotimeve Qeverisëse të Aleancës për Shqiptarët

Deklarata e zotimeve Qeverisëse të Aleancës për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët përmes një deklarate tregon zotimet e kësaj partie që do ti zbatojë në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Ja deklarata e plotë:


Sepse transparenca dhe llogaridhënia janë vlerat themelore të veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët, sot paraqesim para opinionit Deklaratën e zotimeve qeverisëse, të dakorduar midis Kryetarit, Arben Taravari dhe Kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, të cilën kryeministri do ta konfirmojë para të zgjedhurve të popullit dhe qytetarëve.

Kjo dekalaratë është gurëthemeli i punës sonë të ardhshme brenda koalicionit qeverisës. Kemi përcaktuar pesë prioritete të ndara në 22 zotime konkrete, për të cilat do të angazhohemi me tërë energjinë tonë deri në fund të legjislaturës.

Për të zbatuar këto zotime, Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur më të mirët në radhët e veta për të udhëhequr resoret e saj brenda koalicionit qeverisës:

Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike.

Vjollcë Berisha, Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Tiron Jajaga, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes.

Ky ekip do të përkrahet nga një numër i madh i zyrtarëve të shpërndarë në shumë drejtori dhe agjencione në të gjitha fushat e jetës publike.

Futja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri është e bazuar në parimet e demokracisë së brendshme dhe të demokratizimit të shoqërisë, në një kohë kur Maqedonia e Veriut përballet me kriza të shumëfishta, që të gjitha përcaktuese për orientimin pro-perëndimor të vendit. Aleanca për Shqiptarët po merr përgjegjësinë si parti shtetndërtuese, e bindur se me sinqeritet dhe me pastërti, me transparencë dhe demokraci, do të prodhojmë vlera dhe rezultate, për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e ekonomisë, demokracisë dhe drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori