Tre ish-anëtarë të Ushtrisë serbe të Bosnjës janë dënuar me burgim për kryerjen e shumë përdhunimeve gjatë luftës së viteve 1992 deri më 1995 në Bosnje-Hercegovinë.
Ostoja Markoviq, 57-vjeçar, u dënua me nëntë vjet burgim, më 10 shkurt, nga Gjykata e Qarkut në Banja Luka.
Dy të pandehurit e tjerë, Bosiljko Markoviq, gjithashtu 57-vjeçar, dhe Mirko Boziq, u dënuan me nga shtatë vjet secili për krimet e vitit 1992 në qytetin e Kotor Varosh në Bosnjën Qendrore.
Zoran Bubiq, avokati i Markoviqit, konfirmoi dënimet për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se do të apelohet kundër vendimit të shkallës së parë.
Sipas aktakuzës, të tre shërbenin në Ushtrinë serbe të Bosnjës dhe përdhunuan disa gra me kombësi kroate në Kotor Varosh më 28 qershor 1992.
Ata u akuzuan për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, sipas aktakuzës së ngritur në nëntor të vitit 1993. Prokuroria fillimisht ngriti padi kundër tyre gjatë luftës. Gjykimi i tyre filloi në prill në Gjykatën Civile në Banja Llukë, raporton rel.
Ostoja dhe Bosiljko Markoviq, të cilët nuk janë asgjë mes vete, aktualisht po vuajnë një dënim të mëparshëm për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare gjatë luftës. Ata u dënuan me 10 vjet burgim, në një vendim të dhënë në vitin 2015 nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës.
Vendimi, ishte i pari në historinë e procedimeve penale në Bosnje në të cilin një viktime të një krimi lufte iu dha kompensim. Të dënuarit janë urdhëruar ta paguajnë kompensimin në shumën prej rreth 13.600 euro.
Qyteti i Kotor Varoshit ka një popullsi prej rreth 17.000 banorësh, përfshirë 12.000 serbë, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2013. Ndërsa para luftës, qyteti kishte një popullsi prej 360.000 banorësh, dhe 39 për qind ishin boshnjakë.
Gjatë luftës 1992-95, forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin e pjesëve të mëdha të vendit, duke i detyruar banorët joserbë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke vrarë shumë prej tyre.
Në Srebrenicë më 1995, ushtarët dhe policët serbë të Bosnjës ekzekutuan më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë dhe i hodhën trupat e tyre në varre masive, në atë që njihet si gjenocidi i vetëm në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!