LAJMI I FUNDIT:

Erdi Abdullahi në TM kids, djaloshi plot ëndrra dhe dashuri për Shqipërinë

Erdi Abdullahi në TM kids, djaloshi plot ëndrra dhe dashuri për Shqipërinë

Erdi Abdullahi është mysafiri jonë i radhës në TM kids, shtatë vjeçari i cili rrëfeu shumë gjëra interesante.

Në pyetjet e gazetarit, ai u përgjigj me shumë maturi dhe me përgjigje të formuluara bukur.


Erdi në emision shprehu ndjenjën e tij të krenarisë së të qenurit shqiptarë, teksa fliste me shumë dashuri për Shqipërinë dhe flamurin.

Ai tha se ndodh që kalon kohë edhe në rrjete sociale si Youtube apo TikToku mirëpo tek të njejtat nuk shpenzon shumë kohë.

Erdit i pëlqen të dëgjoj muzikë shqipe, artist të preferuar ka reperin Mc Kresha, madje në të ardhmen ëndërron të bëhet këngëtar.

Përveç muzikës, Erdi pasion ka edhe futbollin ndërsa futbollisti i tij i preferuar është Ronaldo.

Ky emision u mundësia nga Libraria Albas, të cilët edhe japin libra për fëmijët që marrin pjesë në TMkids.

Për më tepër mund të ndiqni emisionin në videon e poshtë vendosur.