Fëmijët shqiptarë vijnë për siguri në Britani, në vend të kësaj ballafaqohen me mizorinë e Ministrisë së Brendshme
Nga: David Neale / The Guardian
Përktheu: Telegrafi.com
Në muajt e fundit, jam lodhur dhe dëshpëruar kur shihja qeverinë britanike duke i demonizuar azilkërkuesit shqiptarë. Prej shumë vjetësh, dikur si avokat dhe tani si punonjës për mbështetje ligjore, kam punuar me azilkërkuesit fëmijë dhe të rinj shqiptarë. Retorika antishqiptare e politikanëve dhe e figurave mediatike ka qenë goxha mashtruese dhe tepër mizore. Ndërsa, fushata aktuale antishqiptare e Ministrisë së Brendshme [Home Office] do të kushtojë me jetë.
Një nga narrativat më helmuese ka qenë ideja se djemtë dhe burrat shqiptarë, për dallim nga vajzat dhe nga gratë, nuk janë viktima “të vërteta” dhe se nuk kanë nevojë për mbrojtje. Ky supozim është i rremë. Kam punuar me shumë djem dhe të rinj shqiptarë që erdhën si fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar (MB) – si azilkërkues të pashoqëruar. Janë shumë të prekshëm. Shumë prej tyre janë trafikuar ose brenda Shqipërisë ose nga Shqipëria në MB apo në vendet tjera evropiane – për punë të detyruar ose kriminalitet të detyruar – dhe keqas janë abuzuar. Shumica janë me të kaluar të dhimbshme dhe disa nga ta në fëmijëri kanë pësuar nga dhuna në familje. Shumica dërrmuese kanë çrregullime të stresit post-traumatik dhe depresion, ndërsa disa kanë paaftësi të tjera.
Shumë prej tyre sërish janë traumatizuar nga sistemi i azilit në Mbretërinë e Bashkuar; janë zhgënjyer nga të rriturit që duhet t’u kishin ndihmuar dhe në fund sërish janë trafikuar brenda MB-së. Në këtë aspekt, është veçanërisht shqetësues fakti se 176 fëmijë azilkërkues shqiptarë, të vendosur në hotelet e drejtuara nga Ministria e Brendshme, janë zhdukur dhe mund të jenë trafikuar nga bandat e krimit të organizuar.
Të rinjtë që janë kthyer me forcë, nga Ministria e Brendshme për në Shqipëri, pasi e arrijnë moshën madhore ballafaqohen gjithashtu me rrezikun e lartë për t’u trafikuar atje. Hulumtimi i vitit 2019 nga Qendra Kërkimore për Azilin, zbuloi se faktorët e rrezikut për trafikim ose ritrafikim përfshinin varfërinë, arsimimin e ulët, vuajtjet nga paaftësitë fizike ose mendore, dhunën në familje dhe/ose abuzimin seksual brenda familjes dhe të qenit LGBT. Shumica e djemve dhe burrave azilkërkues shqiptarë, me të cilët kam punuar, shfaqin disa ose të gjithë këta faktorë rreziku. Pavarësisht kësaj, Ministria e Brendshme së fundmi ka pohuar se djemtë dhe burrat e trafikuar shqiptarë nuk janë në rrezik në Shqipëri, madje ka thënë se pretendimet e tyre mund të vërtetohen “qartësisht si të pabaza”, që do të thotë t’u hiqet e drejta e apelit. E kanë krejtësisht gabim.
Përveç trafikimit, gjakmarrja është shkaku tjetër i zakonshëm i arratisjes së djemve dhe burrave shqiptarë nga vendi i tyre. Një i ri mund të jetë në shënjestër për shkak të ndonjë gjëje që ka bërë babai, gjyshi, xhaxhai apo edhe një kushëri i largët. Disa gjakmarrje zgjasin me dekada. Disa mund të shpërthejnë papritmas – edhe pas një qetësie disavjeçare. Shumë burra dhe djem nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të izolohen, duke qëndruar në shtëpitë e veta për vite me radhë, me pasojat shkatërruese për shëndetin mendor.
Në vitin 2012, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar i vlerësoi provat për gjakmarrjen dhe pranoi se shteti shqiptar nuk e ofron mbrojtjen e duhur për ata që janë në gjakmarrje aktive, veçanërisht në veri të vendit (ku ka më së shumti raste të tilla). Megjithatë, gjatë viteve të fundit, në politikat e saj për vendin dhe te shënimet informative (Cpin) – udhëzimet që ua jep punonjësve të çështjeve të saj – Ministria e Brendshme ka theksuar se është përmirësuar situata dhe se Shqipëria tani e ofron mbrojtjen e duhur. Akoma më shqetësues është fakti se Cpin-at e njëpasnjëshme kanë pretenduar se rastet e azilit, të bazuara në gjakmarrje, mund të vërtetohen si ashiqare të pabaza. Vendimet e tilla mund të kundërshtohen nga rishikimi gjyqësor, por jo të gjithë azilkërkuesit kanë fatin të kenë përfaqësim të mirë ligjor ose të dinë se cilat janë të drejtat e tyre.
Që nga viti 2018, kam shqyrtuar (dhe jam zhgënjyer) Cpin-et e Ministrisë së Brendshme për Shqipërinë, së fundmi Cpin-in e janarit 2023 për gjakmarrjen. Kur dikush vërtetë i lexon burimet e cituara në këto Cpin-e, në vend që të merren si vlerë nominale konkluzionet e Ministrisë, është e qartë se përfundimet e tyre nuk mbështeten. Sipas burimeve të pavarura (për dallim nga vetëvlerësimet e zbukuruara të qeverisë shqiptare) nuk ofrohet mbrojtja e duhur. Shumica e njerëzve nuk do që ta vërtetojë saktësinë e konkluzioneve të tyre, ndërsa avokatët e mbingarkuar të ndihmës juridike, që paguhen pak, nuk kanë më kohë. Rezultati është se njerëzve të dëshpëruar, që kanë nevojë për mbrojtje, u refuzohen kërkesat për azil – ndonjëherë pa të drejtën për apel.
Politikat mashtruese të vendit nuk janë e vetmja arsye se pse kërkesat për azil gabimisht refuzohen. Shumë azilkërkues konsiderohen “të pabesueshëm” nga Ministria e Brendshme – për shkak të “mospërputhjeve” në deklaratat e tyre, të tillat si ngatërrimi i datës kur ndodhi diçka, ose numri i herëve kur ndodhi ose se sa kohë zgjati. Dekadat e kërkimeve psikologjike kanë treguar se kujtesa njerëzore për këtë lloj informacioni të përkohshëm është shumë e gabuar dhe se depresioni dhe stresi post-traumatik mund të shkaktojnë probleme për kujtesën. Kjo përkeqësohet në rastin e fëmijëve, kujtimet autobiografike të të cilëve nuk janë plotësisht të zhvilluara.
Megjithatë, është ende e zakonshme për Ministrinë e Brendshme, dhe për disa gjyqtarë, që të mos u besojnë të rinjve të traumatizuar për shkak të mospërputhjeve të deklaratave të tyre. Dhe, vendimmarrja për azilin nuk është e pandershme vetëm në aspektin intelektual, por është gjithashtu shkaktuese e serishme e madhe e traumës. Azilkërkuesit detyrohen t’i rijetojnë përvojat më të këqija të jetës në intervistat dhe në seancat e apelit, duke u hetuar nga zyrtarët armiqësorë detyra e të cilëve është t’i gjejnë arsye për t’i quajtur gënjeshtarë. Shumë prej tyre nuk kanë përfitime nga një avokat i mirë që lufton në anën e tyre, kjo për shkak të shkurtesave kronike për këshillimet për ndihmë ligjore për imigracionin dhe për shkak të cilësisë së dobët të disa këshillimoreve private.
Refuzimet aspak korrekte vijnë me një çmim të tmerrshëm njerëzor. Shumë të rinj të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, përfundojnë duke u bërë të pastrehë në rrugë, të shfrytëzuar në punë të paligjshme në kantiere ndërtimi dhe autolarje, apo edhe të trafikuar nga bandat kriminale ku nënshtrohen ndaj dhunës brutale. Disa të rinj me të cilët kam punuar, kanë humbur shpresat dhe kanë tentuar t’ia marrin vetes jetën. Armiqësia aktuale mediatike ndaj shqiptarëve vetëm se e ka përkeqësuar shëndetin mendor të këtyre të rinjve dhe i ka bërë më të mundshme tentimet për vetëvrasje. Dhe, nëse një i ri ndalohet dhe largohet në Shqipëri, ky mund të jetë dënim me vdekje. Kultura e refuzimit e Ministrisë së Brendshme dhe mungesa e mbrojtjes adekuate për azilkërkuesit fëmijë dhe të rinj, po shkaktojnë vuajtje të madhe që ka mundur të shmangej.
Për politikat e veta, qeveria i fajëson viktimat. Duke dështuar në sigurimin e rrugëve të sigurta dhe ligjore në MB – që njerëzve të dëshpëruar do t’jua ofronin një alternativë kundrejt kontrabandës me njerëz – tani godet një grup shumë të cenueshëm njerëzish që kanë nevojë të madhe për mbrojtjen nga ana e MB-së. Historia nuk do ta gjykojë me dashamirësi këtë qeveri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë