LAJMI I FUNDIT:

Google do të censurojë automatikisht fotot eksplicite në rezultatet e kërkimit

Google do të censurojë automatikisht fotot eksplicite në rezultatet e kërkimit

Në Ditën e Internetit të Sigurt, Google prezantoi veçori të reja të krijuara pikërisht për këtë qëllim, pra për një internet më të sigurt.

Në muajt e ardhshëm, Google do të censurojë fotografitë eksplicite në rezultatet e kërkimit për të gjithë përdoruesit si parazgjedhje, edhe nëse ata nuk e kanë të aktivizuar SafeSearch, një veçori filtri që është tashmë automatike për përdoruesit e regjistruar nën 18 vjeç.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të rregullojnë cilësimet nëse nuk kanë një profil të monitoruar ose janë të loguar ose nëse duan të shohin foto të pacensuruara. Gjithashtu, filtri është krijuar për të “turbulluar” fotot që tregojnë dhunë.


Shembujt e Google tregojnë se cilësimet e censurimit do të “turbullojnë” fotot eksplicite, por jo tekstin dhe lidhjet. Cilësimi i filtrimit zbatohet për të gjitha sa më sipër.

Ndërkohë, Google po shton një tjetër “shtresë” mbrojtjeje të integruar në menaxherin e fjalëkalimeve në Chrome dhe Android. Kompania thotë se nëse përdoruesi zotëron një kompjuter të mbështetur, atij do t’i jepet opsioni për të kërkuar vërtetim biometrik përpara se të fusë fjalëkalimin e ruajtur në formular.

Gjithashtu u vu re se përdoruesit mund të përdorin funksionin për të “zhbllokuar, kopjuar ose modifikuar në mënyrë të sigurt fjalëkalimet” që kanë ruajtur në menaxherin e fjalëkalimeve pa pasur nevojë të fusin fjalëkalimin kryesor.

Google po rrit gjithashtu mbrojtjen e privatësisë së aplikacionit të tij për iOS. Së shpejti do të jetë e mundur të mbroni aplikacionin me FaceID për të mbajtur sytë kureshtarë larg të dhënave private. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti humanoid i EngineAI ecte para punonjësve

Roboti humanoid i EngineAI ecte para punonjësve

Teknologji
Titanët e teknologjisë kryesojnë ligën e markave më të vlefshme në botë në 2025

Titanët e teknologjisë kryesojnë ligën e markave më të vlefshme në botë në 2025

Teknologji
Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Teknologji
“Më pëlqen TikTok!”, thotë Trump teksa deklaron rikthimin e shërbimit të aplikacionit në SHBA

“Më pëlqen TikTok!”, thotë Trump teksa deklaron rikthimin e shërbimit të aplikacionit në SHBA

Teknologji
SHBA zyrtarisht ndalon përdorimin e TikTok, mbyllet aplikacioni popullor i videove

SHBA zyrtarisht ndalon përdorimin e TikTok, mbyllet aplikacioni popullor i videove

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë i vetmi telefon i mençur në botë me një veçori të avancuar

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë i vetmi telefon i mençur në botë me një veçori të avancuar

Teknologji
Kalo në kategori