Me fillimin e kësaj jave janë mbyllur dyert e Komisionit për njohjen e statusit të grave e burrave të dhunuar seksualisht në luftë.
Të dielën ka përfunduar afati pesëvjeçar i komisionit qeveritar dhe nga i njëjti do të shqyrtohen vetëm aplikimet që janë deponuar deri me datën 5 të këtij muaji.
Anëtari i sekretarisë së komisionit, Labinot Bala tregon se që nga fillimi i procesit komisioni ka pranuar gjithsej 1935 aplikacione.
Së fundmi është iniciuar plotësimi i ligjit për zgjatjen e afatit për aplikim dhe ka filluar diskutimi publik, thotë drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti. Ajo tregon se kanë dorëzuar rekomandimet e tyre, me kërkesën që afati për aplikim të mos kufizohet në dy vitet e ardhshme, meqë krimet e luftës nuk parashkruhen.
Ajo thotë për KosovaPress se që nga viti i kaluar me tri organizatat tjera të mandatuara kanë bërë thirrje që të bëhet zgjatja e afatit për aplikim. Sipas saj, tashmë ky proces është në vakuum ligjor dhe të mbijetuarit nuk mund të aplikojnë.
“Sot e kemi një vakuum ligjor, të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk mund të aplikojnë, pasi mandati i komisionit është jashtë ligjor prej periudhës 5 shkurt. Aktualisht jemi duke i deponuar ne si organizata, por edhe organizatat tjera kërkesat tona në raport me hapjen e ligjit për vlerat e luftës në raport me mandatin e komisionit. Është pak shqetësuese fakti se në mënyrën kur është hapur si ligj është thënë se ky mandat mund të shtyhet deri në vitin 2025, çka për neve paraqet shqetësim në vetvete për faktin që afati për aplikim të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës për tu njohur të drejtat dhe beneficionit që ua garanton ligji, nuk duhet të afatizohet”, deklaron Rushiti.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës shton se afati për aplikim nuk duhet të ketë afat të caktuar meqë limiton gratë e burrat e dhunuar seksualisht.
“Deri më datë 8 shkurt është e hapur mundësia për të deponuar edhe arsyetim edhe fakte të tjera se pse duhet të jetë më gjatë dhe këtë drejtim organizatat joqeveritare veç i kanë deponuar kërkesat e veta… Ne fillimisht jemi munduar të arsyetojmë pse duhet të jetë i pa limituar, për faktin që natyra e krimit të dhunës seksuale dallon nga natyra e krimeve të tjera. Jo vetëm të mbijetuarit por edhe familjarët e tyre ende jetojnë të rrethuar nga stigma, paragjykimi, turpi dhe nuk është e lehtë që të merret ai vendim në familje”, shton ajo.
Përmbyllja e afatit për aplikim, siç thotë Rushiti, është dekurajuese për vetë viktimat e dhunës seksuale.
“Është jo inkurajim për faktin që me vite të tëra në pesë vitet e fundit organizatat joqeveritare por edhe institucionet janë munduar ta qojnë mesazhin pozitiv te familjarët, te të mbijetuarit, te komuniteti për t’i fuqizuar ata dhe ato për të aplikuar. Fakti që tash e kemi këtë vakuum ligjor pa dyshim që është një hap prapa dhe kjo mund t’i demotivojë shumë familjarët për t’iu qasur institucionit… Frika ekziston që kjo mund të zgjas deri katër apo gjashtë muaj si çdo legjislacion i mundshëm, diskutimet në grupe parlamentare e kështu me radhë”, përfundon Rushiti.
Aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj.
Projektligji për plotësimin e ligjit në fuqi përcakton afatin e aplikimit edhe për dy vjet tjera, deri në maj të vitit 2025. I njëjti është lansuar edhe në platformën online për konsultime me publikun. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova