Pacientët që kërkojnë shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vazhdojnë të përballen me lista të gjata të pritjes.
Në disa prej klinikave janë me qindra dhe mijëra pacientë që presin për të kryer intervenime ose për të marrë shërbime diagnostike.
Drejtuesit e klinikave thanë për Radio Kosovën se të gjitha këto lista të gjata të pritjes vijnë si rezultat i mungesës se anesteziologëve.
Shumë pacientë në Kosovë detyrohen të presin me vite në lista të gjata të pritjes në pamundësi për të kryer shërbime brenda afatit kohor kur pacientët kanë nevojë.
Listat e pritjes në QKUK vazhdon t’i kryesojë Klinika e Kirurgjisë Vaskulare.
Drejtori i klinikës, Hajriz Rudari, tha për Radio Kosovën se në këtë njësi janë në pritje mbi 1500 pacientë për të kryer intervenimin e venave varikoze, ndërsa për intervenime të tjera nuk ka listë të pritjes, ka thënë Rudari.
“Për momentin nuk kemi anesteziologë të mjaftueshëm edhe nuk mund ta shpejtojmë listën e pritjes, sepse kemi patologji të tjera që janë me më prioritet më shumë se sa patologjia e venave, edhe për atë arsye këto i kemi për momentin sekondare. Po të kishim pasur anesteziologë, kjo listë skish me qenë, sepse kirurgë kemi mjaftueshëm, mungon vetëm anesteziologu”, tha ai.
Po ashtu listë të prijës ka edhe te Klinika e Syve në QKUK.
Këtë e konfirmon Mentor Gorani, doktor që punon në këtë klinikë. Ai thotë se për operim të perdes së syrit (kataraktës) pacientët presin me muaj.
“Lista e pritjes te ne ekziston për operim të perdes së syrit (kataraktës)e cila është me një numër pak me të madh janë në pritje 1153 raste. Koha e pritjes është diku prej pesë deri gjashtë muaj për këtë operacion”, tha ai.
Lista e pritjes me muaj zgjat edhe për pacientët në Kirurgjinë Torakale. Kështu thotë drejtori i klinikës, Nazmi Kolgeci. Ai për Radio Kosovën thotë se lista e pritjes ka të bëjë më shumë me rastet e biopsive të kancerit të gjirit.
“Aktualisht lista e pritjes në Kirurgjinë Torakale është 10 muaj, për biopsi të gjirit presin rreth 500 veta në listë, por që shumica janë biopsi, ndërsa për kancerin e gjirit pacientet presin rreth një muaj. Ndërsa listë të pritjes për kancerin e mushkërive nuk ka, sepse këto i marrim me prioritet”, ka thënë Kolgeci.
Në Klinikën e Radiologjisë lista e pritjes për një rezonancë magnetike shkon deri në dhjetor të vitit 2023. Mirëpo, sipas drejtoreshës së Klinikës se Radiologjisë, Shkëndije Nuza, listat e pritjes shqyrtohen çdo muaj dhe pacientët mund të ftohen edhe më herët.
Në vazhdën e listave të pritjes hyn edhe Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve. Në këtë klinikë janë mbi 300 fëmijë të cilët presin t’u nënshtrohen intervenimeve të ndryshme, thotë drejtori i klinikës, Ardian Shefkiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër