LAJMI I FUNDIT:

Kthjellime dhe temperatura nën zero gradë Celcius, parashikimi i motit në Shqipëri

Kthjellime dhe temperatura nën zero gradë Celcius, parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

Në këtë mënyrë, për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.


Temperaturat do të jenë nën zero gradë Celcius në pjesën më të madhe të ditës. /Telegrafi/