LAJMI I FUNDIT:

Mbi 2000 burra arrestohen për lidhje martesore me fëmijët në Indi

Mbi 2000 burra arrestohen për lidhje martesore me fëmijët në Indi

Policia indiane ka arrestuar më shumë se 2000 burra shkaku i martesave me vajzat nën moshën 18 vjeçare.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe disa priftërinjtë hindu dhe klerikë myslimanë, të cilët kishin kurorëzuar lidhjet me vajza të mitura në Assam, tha shefi i policisë së shtetit Gyanendra Pratap Singh.


“Ne kemi arrestuar deri më tani 2,169 burra bazuar në 4,074 raste të regjistruara policore”, tha ai.

Shumë raste të martesës së fëmijëve në Assam, një shtet me 35 milionë banorë, nuk raportohen, raporton abcnews.

Vetëm 155 raste të martesave të fëmijëve në shtet u regjistruan në vitin 2021 dhe 138 në 2020, sipas Byrosë Kombëtare të Regjistrimeve të Krimit.

Në Indi, mosha ligjore për martesë është 21 vjeç për burrat dhe 18 për gratë. Varfëria, mungesa e arsimit dhe praktikat sociale, veçanërisht në zonat rurale, janë ndër arsyet kryesore për martesat e parakohshme të fëmijëve.

Parlamenti i Indisë po shqyrton legjislacionin për të rritur moshën e martesës për gratë në 21 nga 18, për ta sjellë atë në përputhje me burrat dhe për të promovuar barazinë gjinore. /Telegrafi/