LAJMI I FUNDIT:

Sigurim i fortë policor, rrugë të bllokuara – Ditëlindja e Goce Dellçevit cilësohet si ngjarje me rrezikshmëri të lartë

Sigurim i fortë policor, rrugë të bllokuara – Ditëlindja e Goce Dellçevit cilësohet si ngjarje me rrezikshmëri të lartë

Me masa të rrepta, me siguri të rreptë policore, sot shënohet 151 vjetori i lindjes së revolucionarit maqedonas, në kishën e Shën Spasit ku ndodhet varri i Goce Deleçvit. Të kontrolluara rreptësisht, vetëm delegacionet më të rëndësishme do të lejohen në Kishë.

Një helikopter policie fluturon mbi qytetin e Shkupit.

Sipas njoftimeve, nderime para varrit të Goce Dellçevit do të bëjnë presidenti Stevo Pendarovski, delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, si dhe delegacione të tjera të institucioneve të partive politike.


Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë njoftoi se mbi varrin e Goce Dellçevit në Shkup do të vendosen lule nga zëvendëskryeministri bullgar për rend dhe siguri publike dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivan Demerxhiev dhe zëvendësi i tij Vençisllav Katinov.

Në pritje të shënimit të përvjetorit, i cili cilësohet si ngjarje me rrezikshmëri të lartë, është forcuar siguria policore rreth “Sveti Spas”, ku policia ka nën kontroll edhe afrimet drejt kishës. Forcat e policisë janë të dislokuara në zonën më të gjerë rreth kishës “Sveti Spas” dhe në të gjithë gjatësinë e rrugëve që të çojnë drejt saj. Vetëm personat e autorizuar kanë akses.

Rruga “Samoilova” është e mbyllur për qarkullim që nga e enjtja nga ora 18, nga rruga “Iljo Vojvoda” deri në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pczinski”, ndërsa sot regjim i veçantë do të vendoset edhe në rrugën “Lazar Liçenoski”.

Vetëm delegacionet e paralajmëruara do të lejohen sot të hyjnë në kishën “Llixha e Shenjtë”, ndërsa të gjitha delegacionet e tjera dhe qytetarët që nuk janë njoftuar nuk do të mund të vendosin lule gjatë ceremonisë shtetërore.

Një grup qytetarësh mbrëmë kanë shkuar te varri i Goce Dellçevit në përpjekje për të zbatuar “rojet e natës”. Ata nuk u lejuan të hynin dhe u ndaluan në vendin ku është vendosur kordoni policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori