LAJMI I FUNDIT:

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

Këtë të enjte pritet ndryshim i situatës meteorologjike për Shqipërinë.

Masat ajrore veriore por dhe të lagështa do të sjellin fillimisht mot me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.


Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në relievet malore mbi 700 metër në lindje do të ketë reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në relievet kodrinore në lartësitë 400-500 metër reshje të lehta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë, raporton Top Channel.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 9°C, në zona e ulëta -1 deri 15°C, në zona bregdetare 3 deri 15°C. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori