Janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.
Fatmire Berisha, e mbijetuar e kësaj masakre, ka rrëfyer për KosovaPress tmerrin që ka përjetuar.
Derisa tregon përjetimin e saj dhe humbjen e xhaxhait gjatë masakrës, ajo me lot në sy thotë se një nga momentet më te vështira në gjithë jetën e saj ka qenë kur forcat serbe ia morën vajzën tre javëshe për t’ia hedhur nga dritarja.
“Në atë ditë kam qenë në masakër këtu me vajzën tre javëshe. Kemi qenë në gjumë dhe prej aty agja ka shkuar në pazar, i kanë thënë hajde dërgoi ushtarët. I ka marrë, i ka dërguar, e përcollëm agjën në pazar me djemtë, por, nuk kanë shkuar as 20 minuta dhe është kthyer kombi, ne kemi menduar që nuk po mbahet pazari sepse ka qenë si borë, por kur kemi pa një i katundit duke vozit kombin me ushtarë, ne mbetëm të çuditur e ai na tha jemi me ushtarë.
Pas 10 minutave, kanë hyrë forcat serbe me agjen, e atë e kishin rreh të ura, ja kishin thyer duart e dhëmbët, e kishin lidhë e ne nuk kemi ditë asgjë më. Ata gjuanin sa kanë mundur, vajzën time tre javëshe në djep e kanë kap me gjithë djep e për dritare me hedh, e nëna ime iu tha ‘mos se është fëmijë’ dhe e lanë. Serbët nuk ndalonin duke thënë ‘veç t’i vrasim të gjithë këtu se është ushtria’, e njëri tha ‘mos bre se ishim të gjithë gra e fëmijë se burrat ishin në Pazar’. Kemi mbetur me atë trishtim e sa herë vjen kjo ditë më duket që ka ndodhë sot”, rrëfen mes lotëve Berisha.
Edhe Zarife Morina, e cila ka humbur tre djemtë dhe burrin në këtë masakër, tregon momentin e fundit që ka pasur me familjarët.
“Unë i kam humbur katër familjarë, burrin me tre djemtë. Është mërzi shumë e madhe. Ditë sikur e sotmja, as nuk ka qenë, as nuk ka me qenë kurrë, veç Zoti ishalla e qet në dritë gjakun e tyre, për tokë të Kosovës kanë rënë, e kanë dhënë shpirtin dhe e dinë për çfarë janë shkuar.
Momenti fundit me ta ka qenë shumë i vështirë, gjatë bisedës së fundit ata kanë thënë, ne të tre dëshirojmë të shkojmë ushtarë dhe me dhënë jetën për liri, e të fitojmë vendin tonë. Unë thash jeni të rinj e ata insistuan që nuk është asgjë, gjithë jemi për të shpëtuar Kosovën prej serbëve”, tregon Morina.
Në Rogovë të Hasit, 24 vjet më parë,dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë