Për ta mposhtur Putininin, duhet t’i mbështesim gazetarët e guximshëm rusë që thonë të vërtetën
Nga: Mark Rice-Oxley / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Tanket e fushëbetejës në fakt janë vetëm gjysma e betejës. Përtej fuqisë ushtarake në terrenin e Ukrainës, është konfrontimi tjetër i rëndësishëm ku Kremlini ka epërsinë që duhet sfiduar. Lufta e informacionit.
Hapësira mediatike e Rusisë është kthyer në parodi groteske të modelit të epokës sovjetike. (Në fakt, është shumë më keq pasi, të paktën në vitet e fundit sovjetike, shumica e njerëzve dinin se po ushqehen me gënjeshtra). Televizioni dhe shtypi vendas janë krejtësisht të kapura. Miliona njerëz ushqehen me dietën e përditshme të “fashistëve” ukrainas, të pederastëve perëndimorë dhe të hakmarrjes bërthamore ndaj qytetërimit anglo-sakson.
Po ia dalin mbanë. Konsensusi i gjerë përbrenda Rusisë ende mbështet Putinin dhe fushatën e tij të mjerë në Ukrainë. Kremlini mund ta ketë bërë rrëmujë luftën në terren, por po e fiton betejën e propagandës.
Megjithatë, është një pakicë e vogël e gazetarëve të guximshëm që përpiqen ta bëjnë ndryshimin, duke publikuar lajme të pavarura dhe të besueshme për audiencën në Rusi. Nuk është punë e lehtë kjo. Ata janë të bllokuar, të ndaluar, të ngacmuar dhe të dëbuar nga Rusia. Gjykohen si agjentë të huaj “të padëshiruar”, ndërsa janë kërcënuar gazetarët, financuesit dhe lexuesit. Ata rrinë në mërgim, pa staf, pa reklamues dhe pa të ardhura. Por, jo me pak lexues.
Në Rigë, javën e kaluar i vizitova redaktorët kryesorë që janë pjesë e projektit të Fondacionit Guardian për të krahasuar të dhënat dhe për të ofruar këshillat se si financohet gazetaria e pavarur. Kryeredaktorja e Meduza-s, Galina Timchenko, tha se është si loja e maces me miun: sa herë dilte me një mënyrë të re të shpërndarjes së lajmeve në Rusi, autoritetet e mbyllnin atë. E, megjithatë, Meduza ende pretendon se gjatë vitit të kaluar në Rusi kishte rreth 2.5 milionë shfletues unikë në muaj.
Redaktorja e Holod-it, Taisia Bekbulatova, tha se mbështetja e gazetarisë së pavarur ruse është pjesë jetike e shpëtimit të Rusisë nga vetvetja.
“Qëllimi ynë është ta ruajmë gazetarinë e pavarur, për të ardhmen e Rusisë”, më tha Bekbulatova. “Pavarësisht se duhet të punojmë në mërgim, besojmë në rëndësinë e gazetarisë me cilësi të lartë dhe në mundësinë e shkatërrimit të një diktature. Duam të jemi jo vetëm një medium, por institucion i vërtetë i gazetarisë së pavarur.”
Për botën perëndimore që shqetësohet se si ta bëjë ndryshimin në luftën e Ukrainës, mbështetja e gazetarëve si këto duket si mundësi e qartë. Në të njëjtën mënyrë se si miliona lexues e kanë mbështetur gazetarinë e Guardian-it ndër vite, sepse e njohin rëndësinë e medias së pavarur për funksionimin e demokracisë, e njëjta gjë po ndodhë edhe në Rusi.
Mund t’i ndihmojmë lehtësisht mediat si Meduza dhe Holod, me një copëz të çmimit të një tanku Leopard. Duhet të shpresojmë se organizatat e pavarura ruse të lajmeve do të lulëzojnë që të mund të bindin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve për t’i vënë në dyshim gënjeshtrat e Kremlinit. Në këtë aspekt, Glasnost-i [politika e iniciuar në BRSS më 1985 për qeverisje më të hapur dhe shpërndarje të gjerë të informacionit] nuk ka asnjë të metë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje