LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Vizbegut: Jetojmë si në xhungël

Banorët e Vizbegut: Jetojmë si në xhungël

Qindra banorë të rrugës numër “1” në Vizbeg po bëjnë jetë si në mesjetë për shkak të rrugës së paasfaltuar. Sipas banorëve, rruga që kalon pranë shtëpive të tyre është e tëra me balte dhe gropa duke pamundësuar lëvizjen e lirë të banorëve, qoftë në këmbë ose me makinë. Banorët kujtojnë se rruga në këtë gjendje është tashmë 30 vjet dhe askush nuk interesohet për fatin e këtyre banorëve.

“Kur shkojmë në qytet baltën prej këtu e bartim në asfalt. Premtime prej partive Kanë ardhur e kanë shkuar e ne në këtë gjendje e kemi rrugën tashmë 30 vjet, askush nuk ka ardhur të paktën një karrocë rërë me hëdh”, tha një banor.

“Kur bie shi edhe më keq bëhet, taksi nuk vjen, makinat janë dëmtuar shumë. Bëhet baltë e madhe, deri në gju, nuk mund të dalim. Shumë keq edhe për fëmijët, për të gjithë, s’kemi çka të bëjmë. Kur bie shi ato shkojnë krejt baltë në shkollë”, shtoi një tjetër.


Fatkeqësisht, në këtë rrugë banojnë edhe disa persona me invaliditet. Familjarët e tyre shprehen të revoltuar se për shkak të mungesës së rrugës nuk mund të depërtoj ndihma e shpejt dhe taxi kompanitë.

“Rruga është katastrofale, nuk jetohet, si në xhungël. Unë e kam babën invalid, nuk vjen taksi, unë nuk jetoj këtu, jetoj jashtë. Këto janë gjëra që janë marrëzi për nji shtet, marrëzi totale”, u shpreh një banor tjetër.

“Rruga është shumë keq, nuk kemi nga t’ja mbajmë, si ti dërgojmë fëmijët në shkollë, nëpër balt, shumë keq është. Disa herë I kemi thir s’ka kush na përgjighet. Ktu në Vizbeg shumë shtëpi jemi pa rrugë, tashmë sa vjet s’ka rrugë. Ne na kanë lanë kështu, prej posht e deri lart kështu është. S’ka jetesë, s’kemi nga t’ja mbajmë”, tha një banor.

Problemet që kanë të bëjnë me rrugën banorët tashmë disa herë I kanë raportuar në Komunën e Butelit, por, siç thanë ata nuk kanë marrë ndonjë përgjigje të kënaqshme. Nga Komuna në fjalë thanë se do të shqyrtojnë këtë kërkesë të banorëve./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori