Qeveria mori vendim që për punëtorët e sektorit publik të ketë edhe për këtë muaj (janar) shtesë në vlerë prej 50 eurosh, por sërish heshtje për punëtorët e sektorit privat.
Ky vendim “për dikë nënë e për dikë njerkë” konsiderohet i padrejtë nga komuniteti i biznesit privat. Të njëjtit, kërkojnë që ekzekutivi të rishikojë këto vendime dhe të simulohen të gjithë punonjësit pa përjashtim.
Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat (SPSPK), Jusuf Azemi, thotë për KosovaPress se qeveria është dashur të kujdeset për punëtorët e sektorit privat, pasi sipas tij, pagat në këtë sektor janë shumë më të vogla krahasuar me sektorin publik.
Sipas tij, qeveria nuk po i përmirëson gabimet që i ka bërë edhe në të kaluarën kur ka ndihmuar vetëm punëtorët e sektorit publik.
“Në rend të parë është dashtë që të stimulohen punëtorët e sektorit privat të vendit, për arsye se pagat në sektorin privat janë shumë më të vogla, numri i punëtoreve që paguhen për arkën e shtetit është rreth katërfish më i madh sesa i punëtorëve të sektorit publik, dhe kur dihet që punëtoret e sektorit privat punojnë punë shumë më të rënda, dhe punëtoret e sektorit publik janë më të privilegjuar mendojmë se është bërë një vendim jashtëzakonisht i paqëndrueshëm…
Po ashtu në rastin e parë kur u ndan kemi menduar pas presioneve, pas njoftimeve që ne jemi shumë më keq se ata, kemi menduar që së paku do të del një moment dhe kryeministri do të thotë kërkojmë falje”, thotë Azemi.
Sekretari i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Shyqiri Bytyqi, deklaron se vendimi i qeverisë për shtesa vetëm për punëtorët e sektorit publik është i padrejtë.
Ai shton se në krizë janë të gjithë punëtorët pa dallim. Sipas Bytyqit, duhet domosdoshmërish të rishqyrtohen këto vendime nga ana e qeverisë në mënyrë që të gjithë sektorët të stimulohen.
“Një vendim i qeverisë në situatën që jemi aktualisht do të ishte shumë pozitiv, për shkak të krizave të vazhdueshme që po vazhdojnë të jenë, po i godasin të gjithë sektorët, si publik dhe privat. Mirëpo, vendimi aktual që po vazhdon me të njëjtën metodë që të stimulohet vetëm pjesa e sektorit publik, nuk është e drejtë.
Ky arsyetimi i yni i ka argumentet e fuqishme, vendimi i qeverisë e ka një bazë për shkak të inflacionit të vazhdueshëm, por konsiderojmë se inflacioni nuk është vetëm në sektorin publik, është edhe në sektorin privat, aq më shumë kur dihet tashmë nga të dhënat statistikore, ne e kemi që paga mesatare në Kosovë është shumë më e lartë në sektorin publik sesa në atë privat dhe një diskriminim i tillë është i paarsyeshëm dhe joligjor. Duhet domosdoshmërish të rishqyrtohen këto vendime nga ana e qeverisë në mënyrë që të gjithë sektorët të stimulohen”, thotë Bytyqi.
Edhe sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica konsideron se gjendja e punëtorëve në këtë sektor është shumë më e rëndë se ajo në sektorin publik.
“Ne si pjesëtarë avokues për mbrojtjen e të drejtave në sektorin e gastronomisë kemi potencuar qartë se gjendja e punëtorëve të këtij sektori është jashtëzakonisht e pakrahasueshme me gjendjen e punëtorëve të sektorit publik…
Ne po ndeshemi çdo ditë me gjendje të rëndë ekonomike dhe kjo po e bënë çdo ditë e më vështirë likuidimin e shpenzimeve operative, në këtë rast edhe për pagesat e punëtorëve… Po e shohim se nuk ka përkrahje, pra, vet bizneset duhet të përgjigjen sa i përket problemeve që shkaktohen nga rrethanat makroekonomike që reflektohen në sektorin e gastronomisë”, thotë Vranica.
Kujtojmë, se shtesat nga 50 euro për sektorin publik pati nisur në muajin shtator 2022. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, arsyetoi vendimin për ndarje të shtesës prej 50 euro për sektorët publik dhe mbështetjen prej 60 euro për punëtorët shëndetësor, duke thënë se kjo po bëhet për shkak që Ligji i pagave ende nuk ka hyrë ne fuqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova
Në Prizren hapet edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme – hapet thirrja
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi