LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Ndahen 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj nga 50 euro shtesë në pagë për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në muajin shkurt.


“Për të mbuluar hendekun deri në muajin shkurt, edhe kur priten të ekzekutohen pagat me Ligjin e ri të Pagave. Ky propozim ka të bëjë në kuadër të shtesës së Pakos me Përballjen me Inflacionin”, tha Murati.

Qeveria nga ky muaj ndan 50 euro për punëtorët e sektorit publik, mbështetë edhe familjet me asistencë sociale dhe pensionistët
Lexo po ashtu Qeveria nga ky muaj ndan 50 euro për punëtorët e sektorit publik, mbështetë edhe familjet me asistencë sociale dhe pensionistët

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik pati nisur në muajin shtator 2022.

Po ashtu, në këtë mbledhje është marr vendimi për t’i ndarë nga 60 euro shtesë për personelin shëndetësor. /Telegrafi/