LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nga ky muaj ndan 50 euro për punëtorët e sektorit publik, mbështetë edhe familjet me asistencë sociale dhe pensionistët

Qeveria nga ky muaj ndan 50 euro për punëtorët e sektorit publik, mbështetë edhe familjet me asistencë sociale dhe pensionistët
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri të ditur se duke filluar nga ky muaj për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro.

Ai njoftoi se për pensionistët do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërkaq familjet në asistencë sociale do t’i mbështesin duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

Kryeministri përmendi edhe sektorin privat duke thënë se 80 për qind janë të punësuar në këtë sektor, e që është prekur më së shumti nga inflacioni.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, bëri të ditur Kurti.

Reklama

Ai tha se përkrahje do të ketë edhe për studentët, ku do të ndahet shuma e njëhershme prej 100 euro në nëntor kur viti akademik është duke u zhvilluar.

Ndërkaq, ministri Hekuran Murati tha se subvencionimi i faturave të energjisë, shtesat në sektorin publikë, ndihma e familjeve në asistencë sociale do të fillojnë këtë muaj, ndërsa procedimi i mjeteve për pensionistët do të bëhet në muajin tetor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Ekonomi
Punimet për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Punimet për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Ekonomi
Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Besnike Salihu
Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Botë
Paqartësi për qytetarët lidhur me pagesën e tatimit në pronë, Ministria e Financave nuk përgjigjet

Paqartësi për qytetarët lidhur me pagesën e tatimit në pronë, Ministria e Financave nuk përgjigjet

Ekonomi
Fatura e muajit mars me tarifa të reja, KESCO shpjegon si do të llogaritet çmimi

Fatura e muajit mars me tarifa të reja, KESCO shpjegon si do të llogaritet çmimi

Ekonomi
Kalo në kategori