LAJMI I FUNDIT:

Basha në Këshillin e Evropës: Kosova e pavarur është realiteti pakthyeshëm

Basha në Këshillin e Evropës: Kosova e pavarur është realiteti pakthyeshëm

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, deputeti shqiptar Lulëzim Basha tha se pavarësia e Kosovës është realitet i i pakthyeshëm që duhet të pranohet sa më parë nga të gjithë, përfshirë Serbinë.

Ai tha se pranimi i këtij realiteti ndikon për një të ardhme të mirë për gjithë rajonin.

“Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës. Sa më shpejt të pranohet ky realitet nga të gjithë, përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë para së gjithash për qytetarët e Kosovës, si për serbët e Kosovës ashtu edhe për shqiptarët. Aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë, duke na lejuar të përqendrojmë përpjekjet dhe vizionin tonë për të siguruar një jetë më të mirë për të rinjtë tanë në vendet tona”, ka thënë, Basha.


Ai tha se nëse përfaqësuesit e Serbisë janë të shqetësuar për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë atëherë duhet të mirëpresin Kosovën si anëtare e Këshillit të Evropës.

“Fatkeqësisht, siç tregojnë ngjarjet e fundit edhe sot disa ende mendojnë se retorika nacionaliste do t’i ndihmojë të mbajnë pushtetin e përjetshëm, të tjerë e kanë të vështirë të ndahen nga një e kaluar e përgjakshme. Megjithatë, këto dilema nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e rajonit, nuk duhet të mbajnë peng të ardhmen evropiane të Serbisë. Nëse përfaqësuesit e Serbisë sot këtu janë të shqetësuar për të drejtat e minoritetit serb të Kosovës, atëherë le t’i bashkojmë përpjekjet së bashku dhe ta mirëpresim Kosovën si anëtare të Këshillit të Evropës, duke lejuar mbrojtjen e plotë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave që ofron ky institucion i nderuar për të gjithë këta anëtarë”, tha ai, transmeton KP.

Ai tha se 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës, dhe një vit pas agresionit të Rusisë në Ukrainë është koha për të vënë paqen dhe stabilitetin.

Sipas tij, ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një kambanë për secilin për të parë përtej interesave të sotme, një Ballkan perëndimor në NATO dhe në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori