LAJMI I FUNDIT:

Dashmir Elezi rikthehet te Shkëndija

Dashmir Elezi rikthehet te Shkëndija

KF Shkëndija njofton se sulmuesi Dashmir Elezi, i cili para disa muajve u transferua në Gjeorgji, do të rikthehet përsëri në klubin nga Tetova, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në faqen zyrtare të Shkëndijës sqarojnë se ky rikthim vjen pas ndodhive të fundit që kanë ndodhur në familjen e Elezit.

“Edhe pse me kërkesë të vetë futbollistit dhe familjes së tij, KF Shkëndija vendosi të mos pengojë dëshirën dhe pretendimet e lojtarit për tu transferuar jashta vendit. Kësisoj u pranua oferta e Torpedo Kutaisit dhe Elezit i’u aprovua transferimi në Gjeorgji.


Fatkeqësisht pas firmosjes dhe prezantimit me klubin e ri, duke ditur ndodhitë familjare të Dashmir Elezit (brenda një muaj humbi babain dhe gjyshin), 18-të vjeçari është gjetur në situatë të rënduar emocionale dhe ndërkohë nga Torpedo Kutaisi i është dhënë leje që të kthehet në Tetovë për të vendosur me qetësi për të ardhmen.

Vendimi i futbollistit dhe familjes është se duke ditur ndodhitë familjare në këtë moment, transferimi jashtë vendit ishte hap i shpejtuar dhe se në këtë periudhë Dashmiri ka nevojë të qëndrojë pranë të afërmve të tij.

KF Shkëndija sërish manifeston mirëkuptim dhe hap derën për Dashmir Elezin, i cili bashkohet me ekipin dhe do të jetë pjesë e jona edhe në periudhën që pason”, shkruan në komunikatën zyrtare të klubit KF Shkëndija./Telegrafi/