LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Liquid fiton me lehtësi derbin amerikan ndaj Complexity në turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Groups

Ekipi Liquid fiton me lehtësi derbin amerikan ndaj Complexity në turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Groups
(Foto: HLTV)

Paraqitja fantastike e Keith ‘NAF’ Markovic e ka ndihmuar ekipin Liquid në fitore 2-0 ndaj Complexity.

Liquid ka fituar derbin amerikan, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.


Mapi i parë ‘Anubis’ ishte një dominim total nga Liquid pasi fituan me rezultat 16-2, ndërsa në mapin e dytë ‘Overpass’ rezultati ishte i ngushtë 16-12.

Një rol të madh në fitoren e Liquid e pati ‘NAF’ i cili realizoi 43 eliminime, i ndjekur nga EliGE me 39.

Kjo është humbja e dytë për ekipin Complexity, dhe tani do të shkojnë në ‘Knockout Stage’  ku e kanë edhe mundësin e fundit.

Ndërsa Liquid do të takohet me OG në ‘Consolidation final’ të martën nga ora 18:30 në formatin ‘Bo3’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3FhX69sj5KI