Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “grua e lumtur, jetë e lumtur”, por një studim i ri thotë “grua kontrolluese – jetë më e shëndetshme”
Studimet e mëparshme kanë treguar se bashkëshortët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit.
Me këtë studim kuptojmë se si një burrë mund të përfitojë nga të paturit një grua kontrolluese.
Gratë ‘e bezdisura’ mund të jenë të mira për burrat e tyre
Rezulton se kur burrat kontrollohen nga gratë e tyre, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të Miçiganit.
Hui Liu, hulumtuesi kryesor, tha se kjo mund të jetë për shkak të faktit se disa gra monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, veçanërisht nëse ata janë me shëndet të dobët ose kanë sëmundje si diabeti, që kërkojnë monitorim të shpeshtë. Megjithatë, burrat mund të ndihen të pakënaqur kur gratë u thonë atyre se çfarë të bëjnë, gjë që ata mund ta shohin si “bezdisje”.
Gratë janë më të shëndetshme në martesat e lumtura
Një martesë e mirë do të nënkuptonte një rrezik më të ulët për probleme shëndetësore. Gratë mund të jenë më të ndjeshme se burrat ndaj cilësisë së një marrëdhënieje dhe kështu kanë më shumë gjasa të përjetojnë një përmirësim shëndetësor nga një marrëdhënie cilësore, thonë studiuesit.
Kujdesi i tepërt bën më shumë dëm sesa mirë
Kontrolli i tepërt mund të krijojë gjithashtu stres dërrmues për bashkëshortët. Shumë studime kanë treguar se martesat ‘stresuese’ mund të jenë të këqija për trupin, zemrën dhe mendjen. Dhe një studim i veçantë ndoqi rreth 10,000 danezë, për 11 vjet, dhe arriti në përfundimin se ata me partnerë kontrollues kishin një rrezik 50%-100% më të lartë të vdekshmërisë së hershme sesa ata që bënin jetë më paqësore.
A jeni dakord që gratë kontrolluese mund t’i ndihmojnë burrat e tyre të jetojnë jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
8 stimulime seksuale
Gjithçka që duhet të dini për shenjën e Luanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore