LAJMI I FUNDIT:

Çulev: MPB i dha një kompanie biznes milionësh për ushqime edhe pse ka kuzhinën e saj

Çulev: MPB i dha një kompanie biznes milionësh për ushqime edhe pse ka kuzhinën e saj

OBRM PDUKM akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme se i ka dhënë një biznes miliona dollarësh një kompanie private për blerjen e ushqimeve edhe pse ajo ka kuzhinat e veta. Nga MPB thonë se kuzhinat e MPB-së nuk janë mirëmbajtura mirë dhe me kontratët që kanë shëbimet i kanë më të mira, transmeton Telegrafi.

Nga OBRM PDUKM thonë se policët në objektin në Gjorçe Petrov dhe në Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë do të hanë ushqime të siguruara nga një kompani private e themeluar me mbështetjen financiare të pushtetit aktual.

Ata thonë se bëhet fjalë për super biznes që i mundëson kompanisë “Industri servis” të shpenzojë mbi 7 milionë euro për ushqim, për të siguruar rreth 1 mijë vakte në ditë.


Për kompaninë “Industri Servis” nga kjo parti thonë se ka pasur biznese tjera me Qeverinë, dhe tashmë ka marrë grant prej 10 milionë denarë nga Qeveria e LSDM-së për ndërtimin e fabrikës.

“Përderisa në objektet e MPB-së ka kuzhinë me pajisje moderne të reja për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve që i plotëson të gjitha standardet e HASAP, ministri Spasovski po hedh miliona euro në tenderë për ushqim”, deklaroi në konferencën për media Naqe Çulev nga OBRM PDUKM. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori